Shqipëria e ka fituar një tjetër medalje olimpike në Paris. Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë. Kjo është medalja e dytë olimpike në historinë e Shqipërisë.
Dudaev, në duelin për medaljen e bronztë ka fituar kundër hungarezit Iszmail Muszukajev, në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë.
Dudaev arriti të triumfojë 13:12 falë një pike në fund të takimit. Megjithëse e dominoi takimin mundësi Dudaev u barazua 12 me 12 në fund nga mundësi hungarez. Por një vendim i gjyqtarëve në fund të takimit i dha Dudaev fitoren, pasi arriti ta nxjerrë jashtë tapetit mundësin hungarez.