By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërxhaliu: Nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe kuotave të Importit goditje shkatërruese për sektorin privat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gërxhaliu: Nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe kuotave të Importit goditje shkatërruese për sektorin privat
Opinion

Gërxhaliu: Nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ Nr.06/2024 për përcaktimin e rregullave dhe kuotave të Importit goditje shkatërruese për sektorin privat

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 8:23 AM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE
Shkruan Safet Gerxhaliu ish Kryetar i OEK
Në një kohë kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek çështja e Urës së Ibrit dhe momenti eventual i hapjes së saj, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka ndërmarrë një hap të rrezikshëm që prek thellësisht sektorin privat. Ministrja e kësaj ministrie ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2024, që përcakton rregullat dhe procedurat për Administrimin e Kuotave të Importit.
Ky udhëzim, i cili kaloi në heshtje dhe pa shumë zhurmë mediatike dhe pa dialog publiko – privat, vendos një kontroll të rreptë mbi sasinë dhe llojin e produkteve që mund të importohen në Kosovë, si dhe mbi kompanitë që kanë të drejtën të kryejnë këto importe. Një qasje e tillë është më e zakonshme në vendet me regjime totalitare dhe bie ndesh me parimet e tregut të lirë që karakterizojnë një ekonomi të hapur si ajo e Kosovës.
Dëmet e këtij udhëzimi nuk do t’i ndiejë vetëm sektori privat, por edhe qytetarët dhe ekonomitë familjare. Pasojat e menjëhershme pritet të jenë një valë e re e rritjes së çmimeve, duke e bërë jetesën më të vështirë për shumicën e qytetarëve të Kosovës. Kjo do të jetë një goditje e rëndë për ekonomitë familjare, veçanërisht pas inflacionit dhe ngritjes së çmimeve që kemi përjetuar gjatë muajve të fundit.
Përveç kësaj, ky udhëzim pritet të favorizojë vetëm disa kompani të caktuara dhe oligarkët që mbështesin partinë në pushtet, ndërsa shumë kompani të tjera, përfshirë ato që përfaqësojnë brende ndërkombëtare në vendin tonë, do të përballen me sfida serioze për mbijetesë. Kjo situatë mund të largojë edhe investitorët e huaj, të cilët tashmë janë të pakët ose mungojnë plotësisht në Kosovë, duke krijuar një klimë investimi të pasigurt dhe të papërshtatshme.
Ajo që është më shqetësuese është fakti që ky udhëzim është miratuar pa një konsultim paraprak me përfaqësuesit e sektorit privat, të cilët janë ata që do të preken drejtpërdrejt nga ky rregullim. Kjo tregon qartë se ( MINT) është e distancuar nga nevojat dhe sfidat e sektorit privat, duke ndërmarrë vendime që dëmtojnë zhvillimin ekonomik dhe nxisin një mjedis të pafavorshëm për bizneset.
Në vend që të përqendrohet në promovimin e investimeve të huaja dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, MINT duket se po krijon mekanizma që shtypin tregun e lirë në Kosovë. Kjo është një goditje e rëndë për ekonominë e vendit dhe për perspektivat e zhvillimit të tij në të ardhmen.
Është për t’u habitur kur shikon në faqen zyrtare të Ministrisë në rrjetet sociale, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe organizatave tjera që i bëjnë ‘like’ një postimi të tillë, duke treguar një mungesë të qartë të mbrojtjes së interesave të biznesit dhe një servilizëm të thellë ndaj çdo qeverie apo ministri.
Në anën tjetër, është gjithashtu shqetësues fakti që opozita në Kosovë duket se ka humbur orientimin e saj dhe nuk trajton tema të tilla që do të mund të godisnin qeverinë aktuale dhe t’i detyronin të rimendonin politikat e tyre. Këto janë çështje që duhet të ngrihen nga opozita, për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të sektorit privat, për të parandaluar pasojat që do të vijnë në të ardhmen si rezultat i këtyre vendimeve të papërshtatshme.
Pse heshtin asociacionet e bizneseve në Kosovë dhe shoqëria civile për vendime të tilla qeveritare që janë shkatërruese për sektorin privat i cili është shtyllë e funkcionimit të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Masa ndalimi per katër turqë, me leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Pension i dyfisht për të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës
April 28, 2025
Amnesty International: 883 persona të ekzekutuar në mbarë botën në 2022
Qindra varre të reja u shfaqën në varrezat e Wagner PMC në Kuban në dy muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?