By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi thotë se bisedimet për armëpushim duhet të bazohen në planin e Bidenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hamasi thotë se bisedimet për armëpushim duhet të bazohen në planin e Bidenit
Rajon / Botë

Hamasi thotë se bisedimet për armëpushim duhet të bazohen në planin e Bidenit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 2:14 PM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE – u kërkoi të dielën ndërmjetësve ta paraqesin një plan bazuar në bisedimet e kaluara, në vend të mbajtjes së bisedimeve të reja për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Javën e kaluar, liderët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u bën thirrje Izraelit dhe Hamasit të takohen për bisedime më 15 gusht, qoftë në Katar apo Doha, për finalizimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.

Izraeli ka thënë se do t’i dërgojë negociatorët e vet për të marrë pjesë në atë takim.

Hamasi tha fillimisht se po e shqyrtonte ofertën, por tani ka lënë të kuptohet se mund të mos marrë pjesë nëse bisedimet nuk bazohen në planin e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Lëvizja u bën thirrje ndërmjetësve ta paraqesin një plan për zbatimin e asaj për të cilën është pajtuar lëvizja më 2 korrik 2024, bazuar në vizionin e Bidenit dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatën e Hamasit.

“Ndërmjetësit duhet ta bëjnë okupatorin [Izraelin] ta zbatojë këtë, në vend se të kërkojnë runde të reja bisedimesh, apo propozime të reja të cilat do ta mbulonin agresionin e okupatorit dhe do t’i jepnin më shumë kohë për ta vazhduar gjenocidin kundër popullit tonë”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Joe Biden e paraqiti një plan me tri faza për armëpushim në Gazë gjatë një fjalimi më 31 maj në Uashington. Prej atëherë, ndërmjetësit rajonalë kanë tentuar t’i ulin palët në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve, por janë përballur me pengesa të vazhdueshme.

Kohëve të fundit është rritur edhe rreziku për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, pas vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Faud Shukr, në Bejrut.

Hamasi e ka akuzuar Izraelit për vrasjen e Haniyehut. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as nuk e ka mohuar atë.

Irani dhe Hamasi janë zotuar se do të hakmerren kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut në Teheran.

Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.

Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.

Më shumë se 1.9 milionë e popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh e Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 15 persona u vranë në një sulm izraelit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
LDK-ja reagon pasi PZAP hodhi poshtë ankesën VV-së për votat e diasporës
Kurti fton kompanitë greke për investime në energji
Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet në marrëveshjen për drithërat
Haradinaj kujton heroin Mujë Krasniqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?