By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori Gjerman do të hapë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ambasadori Gjerman do të hapë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar
Lajme

Ambasadori Gjerman do të hapë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 11:00 AM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, u takua me Ambasadorin Gjerman, Jörn Rohde, dhe Zëvendës Ambasadorin, Matthias Conrad, për të diskutuar Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Ambasadori Rohde do të hapë zyrtarisht këtë forum, i cili do të mbledhë në Prishtinë liderë të biznesit dhe politikanë nga Gjermania dhe Kosova për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Forumi, i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane, do të mbahet më 2 dhe 3 tetor në Prishtinë.

Në fillim të tetorit, Prishtina pritet të bëhet qendra e bashkëpunimit gjermano-kosovar, pasi ky forum do të zhvillohet menjëherë pas ngjarjes rajonale SUBEX – Supplier Expo, që mbahet më 1 tetor në Prishtinë dhe bashkëorganizohet nga tri oda gjermane: Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike Gjermane e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.

“Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar do të mirëpresë mbi 300 pjesëmarrës dhe ekspertë të industrisë nga Gjermania dhe Kosova. Ngjarja do të ofrojë një program tërheqës me diskutime në panele, intervista me ekspertë, podcast-e, masterclass-e, vizita në kompani dhe shumë më tepër. Gjermania mbetet investitori më i madh i huaj në Kosovë (me 190 Milionë Euro investime të huaja direkte në 2023), donatori më i madh bilateral që nga paslufta, partneri kyç tregtar dhe shteti me diasporën më të madhe kosovare. Forumi i parë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili u mbajt në vitin 2022 rezultoi me investimin 20 Milionë Euro në sektorin e automotivës”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

You Might Also Like

Dogana ndalon sasi të fillerëve të padeklaruar në Vërmicë

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me BE, Gërxhaliu: Arritje për Kosovën

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Komuniteti i Energjisë: Vendet e rajonit me progres në tregun energjisë

Kurti për rritjen ekonomike: Politikat tona po ndikojnë pozitivisht

TAGGED: #Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, #Jorn Rohde
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
457 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Kosova Times Kosova Times March 31, 2023
Baku kërkon shpjegime nga Moska për refuzimin e hyrjes së deputetit
Policia: Qytetarët në veri kërkojnë vazhdimin e afatit për targat
Me ftesë të opozitës, nesër seancë e jashtëzakonshme për librat
Rusia liroi 16 të burgosur politikë dhe gazetarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?