Jo vetëm bregdeti shqiptarë, por edhe zonat e thella ku rrjedhin ujërat e qeta, janë bërë top destinacion i turistëve vendor sidomos atyre ndërkombëtarë të cilët janë të etur për eksplorime. Madje pavarësisht që në disa zona, edhe pse pa ndonjë arsye, infrastruktura rrugore është në gjendje jo të mirë, nuk mungojnë frekuentimet e turistëve janë të mëdha. Një nga destinacionet që lidh natyrën e virgjër , pushim aktiv dhe atmosferë të ngrohtë familjare, në top listë është rruga e gjelbërt që shpie nga Vau i Dejës deri në Koman, që është një rezervuar i natyrës.
Liqeni i Komanit është vetëm fillimi i një shtegu, ku do të gjeni pamje të paharrueshme, me plot emocione, ku rrjedha e lumit Drin shpie në një nga margaritarët e rajonit të Shkodrës. Nëse vendosni të vizitoni Lumin e Shalës, ajo ndodhet 191 kilometra nga Prishtina. Këtë herë vizita filloi nga Lezha duke përshkuar 141 kilometra të cilat i kaluam për 3 orës e gjysmë deri në Liqenin e Komanit, edhe pse me një infrastrukturë jo të mirë rrugore. Preferohet që secili duhet të jetë i pajisur me gomë rezerve sepse është vështirë të hasësh nga Mjeda e deri në Koman gomisteri dhe pika karburanti.
Përgjatë rrugës shihen pamje spektakolare që fillon nga Vau i Dejës në brigjet e së cilës ndodhen kampingjet, ku secili mund të bëjë një pushim të vërtet në paqe. Kjo pjesë zbulon edhe në një nga shtigjet më të bukura dhe më të njohura vitet e fundit që është mjaft e populluar për turistë vendor e veçmas ndërkombëtarë. Bukuria mistike e ujërave, pyllit, ndonjë vendbanimi të braktisura nëpër të cilat do të kaloni dhe kujtimi i një jete të lashtë që është jetuar këtu do t’ju magjepsin aq shumë sa do të harron çdo gjë tjetër.
Pas disa orës udhëtimi arrijmë tek Koman ku janë të vendosur mjaft operator turistik të cilët sheshin biletat nga 20 euro vajtje-ardhje ku mund të bësh edhe pazar më lirë, për të udhëtuar me varkë deri në lumin e Shalës apo Tajlandën shqiptare siç e quajnë. Ata që janë me makina, operatorët turistik u sigurojnë parkimi falas.
Një kombi bus i operatorëve merr turistët dhe i dërgon deri afër tunelit, ku pasagjerët diç më shumë se 100 metra kalojnë këmbë deri te porti. Dhjetëra varka që ankorohen në port fërkohen njëra me tjetrën duke u mbushur me turistë të cilët pajisen me jelekët e shpëtimit gjate gjithë kohës se qëndrimit ne varkë.
Pas një udhëtimi një orë e 15 minuta arrijmë në destinacionin e dëshiruar, ku hapet një panoramë magjepsëse pyllit, lumit të ngushtuar dhe plazheve me gurrë, një margaritar i fshehtë. Mbi lum qëndron një urë ku sugjerohet që ta kalojnë, jo më shumë se 5 persona, për shkak të stabilitetit jo të mirë.
Qindra e qindra turistë pushtojnë këtë vend për vetëm disa orë. Zakonisht vizita planifikohet të jetë 3 deri 4 orë sipas marrëveshjes së grupit. Vërtet është një parajsë e dhuruar për tokën shqiptare. Lumi i Shalës ndodhet në mes dy kodrave të larta, përgjatë së cilës kalon lumi. Aty janë të vendosura shezlone që kushtojnë nga 10 euro. Në këtë pjesë ndodhen dhjetëra lokale të stërmbushur me turistë ku mund të shijoni specialitete të gastronomisë së kësaj treve.
I gjithë shtegu pjesa përgjatë lumit i mbuluar me gurrë, derisa një pjese nga krahu i majtë me dhe që është ideale për rekreativistët dhe familjet me fëmijë të vegjël. Ky vend do tu sjellë surpriza emocionuese të natyrës. Brigjet e lumit të ftohtë ku njerëzit nuk ngurojnë të hedhen dhe të freskohen, janë në gurë, ku në thellësi është krijuar një liqe i vogël i qetë që krijon pamje të papërshkrueshme të bukur.
Lumi i Shalës hapet si një kartolinë dhe krijon një sfond të përsosur për të bërë foto, për të shijuar pamjen dhe për të rivendosur në cilësimet e para. Gjatë fundjavës, lumi i Shalës është një destinacion i preferuar edhe për peshkatarët, për shoqërim me gatimet, muzikë dhe një atmosferë tejet te mirë. Të shohësh një peizazh të ri, duke u krijuar para syve të tu është diçka e pa përshkruar. Secilin vizitorë nuk e lë indiferentë të magjepset nga format e maleve.
Vërtet është një pjesë e parajsës në tokë. Të rinjtë nga Spanja, Italia, Polonia, Kosova me kostume larje mbushin mini baret e vendosura ku nikoqirët presin me buzëqeshje. Madje nuk bezdisen që ndonjë grup qëndron në tavolinë me orë të tëra, pavarësisht që të tjerët janë në pritje të lirimit të ndonjë vendi.
Kjo zonë është një zëvendësim i pamjes së detit me një pamje të kodrave idilike, dhe bujtina dhe restorante prej druri që të kthen në kohë tjetër. Ajri i pastër dhe aktiviteti fizik me siguri do t’ju lodhin, ndaj planifikoni një pushim me ushqimet lokale. Kjo pjesë shquhet për bukurinë e tij natyrore, por edhe për argëtimin që do të mbushë ditën me eksperienca të pabesueshme. Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve shqiptare, pranë fshatit Theth, afër kufirit me Malin e Zi. Shalë rrjedh përgjithësisht në jug përmes njësive komunale Shalë, Shosh dhe Temal. Ai derdhet në rezervuarin e Komanit, ushqehet dhe kullohet nga lumi Drin, pranë fshatit Telum. Ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në majë të Radohinës deri në Dri, buron në burimin e Shtrazës në majë të fshatit Theth, rrëzë majës së Radohinës, prej nga zbret poshtë përmes luginës së Shala, nga Thethi,Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij kristalor, ku ngjyra blu e ftohtë e ujit është karakteristikë e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duket sikur prekin qiellin me dorë. Në lumin e Shalës ka një bukuri të rrallë, ku është e vështirë të përshkruhet vetëm me fjalë.
I vendosur në krahët e alpeve kjo rrugë nuk është vetëm gurrë gjeografik por edhe burim i peizazheve të pabesueshme , aktivitet të pasur dhe mundësi për krijimin e kujtimeve të paharruara familjare . Rrjedha e qetë e ujit dhe bota pasurore e drunjtëve dhe bimëve paraqesin parajsë për adhuruesit e natyrës, vozitja ma varkë, është hyrja e vërtet në botën e paqes dhe qetësisë, larg stresit të përditshëm. Çfarë ofron lumi i Shalës nuk mund te përshkruhet dot me fjale. Në portin e Komanit , për te gjithë ju qe dëshironi ta vizitoni këtë vend te mrekullueshëm janë vënë në dispozicion, çdo dite, varka te vogla. Nisja nga Komani ne oren 09:30 dhe mbërrijmë tek Lumi i Shalës ne orën 10:45. Për rreth 3 ore do kemi mundësi te shijoni ajrin e pastër, të zhyteni në ujërat e ftohtë të kristaltë, te eksploroni zonën rreth e rrotull, duke krijuar shumë kujtime te paharrueshme./ Ilir Krasniqi