By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për herë të parë botohet një ditar i plotë – Ditari i paqes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Për herë të parë botohet një ditar i plotë – Ditari i paqes
Lajme

Për herë të parë botohet një ditar i plotë – Ditari i paqes

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 7:54 PM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Ditë më parë doli nga shtypi, libri ditar, “Drama e mbijetesës”, pjesa e parë, e autorit Sabri Morina

Autori Morina këtë ditar e kishte mbajtur në mënyrë konsistente, ditë për ditë, duke shënuar zhvillimet më të rëndësishme në vend, politike, përpjekjet e shqiptarëve në vitet për të mbrojtur autonominë e vitit 1974, dhe më pas të fillimit të procesit të pavarësimit.

Ishin ditët nga më dramatike dhe më të vështira deri në fillimin e luftës. Shqiptarë të persekutuar, të rrahur e të vrarë, të dëbuar nga puna dhe nga institucionet, sepse nuk i bindeshin më regjimit okupues të Serbisë.

Ditari përveç se rastet lokale të zhvillimit në Komunën e Kamenicës, përfshirë edhe shënimin e ngjarjeve familjare, të cilat po ashtu janë një pasqyrë e dokeve dhe zakoneve, përmbledhë dëshmitë në formë kronike të të gjitha zhvillimeve kryesore politike në vend, si protestat masive, vrasjet e shqiptarëve nga regjimi i Beogradit, duke filluar me vrasjet e ushtarëve shqiptarë, që ende sipas detyrimeve shërbenin në ushtrinë jugosllave, pastaj si ngjarjet kryesor organizimin e “Shtetit paralel”, referendumin për “Pavarësi”, mënyrën dhe qëndrimet që mbanin mediat, mënyrën si arrinte të funksiononte shteti, rolin negativ të shqiptarëve, që vazhdonin t’i shërbenin regjimit komunist jugosllav etj.

Ai lirisht mund të quhet edhe si ditar i paqes, edhe pse ka një titull shumë intrigues dhe përshkrues për shtypjen, që e përjetonin shqiptarët nga një regjim kriminal gjithnjë në rritje të dhunës dhe agresivitetit ndaj etnive, që kërkonin barazi, demokraci dhe pavarësi!

Pjesa e parë e ditari, i botuar në 325 faqe, format B5, përshkruan vitet 1988, 1989 dhe 1990. Fillon me 1 janar 1988 dhe përfundon me shënimet e 31 dhjetorit 1990.

Sabri Morina është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ishte njëri prej protagonistëve kryesor në ngjarjet e asaj kohe të dhëna me saktësi e besnikëri në ditar. Po ashtu ishte drejtues i arsimit për shumë vite në komunën e Kamenicës, si drejtor i gjimnazit “Ismail Qemali” dhe më pas për shtatë vite drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje

Sot premiera e dokumentarit për Izet Gjinovcin

Sot nata e dytë e Fest 64, 14 artistë do të performojnë në skenë

Profesor Osman Gashi nesër në IA mban ligjëratën ‘Letërsia në udhëkryq`

Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta

TAGGED: #Sabri Morina, Drama e mbijetesës
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Liburn Aliu viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Kush do ta zëvendësojë Lajçakun?
Treni sekret, bunkerët dhe sëmundjet e Putinit. Historia e një punonjësi të FSO që u arratis nga Rusia
Varre të denja për emigrantët e panjohur, të mbytur në Bosnje
Ndalohen punimet në një rrugë afër varrezave ortodokse në Mitrovicën e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?