By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Komandanti i KFOR-it diskutojnë hapjen e urës mbi Ibër dhe forcimin e sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe Komandanti i KFOR-it diskutojnë hapjen e urës mbi Ibër dhe forcimin e sigurisë
Lajme

Kurti dhe Komandanti i KFOR-it diskutojnë hapjen e urës mbi Ibër dhe forcimin e sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 10:05 PM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të rëndësishëm Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend.

Gjatë takimit, një nga temat qendrore ishte hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kryeministri Kurti theksoi se kjo hapje është “një veprim i drejtë, i nevojshëm dhe i dobishëm” për të gjithë qytetarët.

Ai e njoftoi Komandantin e KFOR-it për zhvillimet e fundit lidhur me punimet në urë dhe rezultatet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së saj, të dorëzuara nga operatori ekonomik tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kurti rikujtoi dhe takimin publik të mbajtur më 8 gusht në Mitrovicën e Veriut, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm në drejtim të hapjes së urës.

“Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit, paqja dhe siguria janë të gjitha të mundura bashkë dhe të duhura,” tha ai.

Një tjetër temë e rëndësishme e takimit ishte ballafaqimi me zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit gjatë këtyre ditëve të nxehta vere. Në këtë kontekst, u diskutua dhe ndihma që KFOR-i mund të ofrojë për shuarjen e tyre.

Në takim, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. Në fund, ai e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt që KFOR-i ka pasur me institucionet e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

TAGGED: #Albin Kurti, #Özkan Ulutaş, #Siguria, #Ura e Ibrit
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haziri: Qeveria Kurti për dy vjet pati vetëm vendime antikushtetuese

Kosova Times Kosova Times April 9, 2023
Ditë zie në MIlano për Armani njeriun që përcaktoi imazhin e Italisv në gjithë botën
Elon Musk njofton dorëheqjen e tij si CEO i Twitter
Kosova mbanë stërvitjen e radhës, rikthehen Zhegrova, Rrahmani e Muric
Të hënën është dita e parë e muaji i Ramazanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?