By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje
December 18, 2025
Nisma Socialdemokrate hap fushatën në Prishtinë
December 18, 2025
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës
December 18, 2025
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musmurati: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musmurati: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor
Lajme

Musmurati: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 2:29 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkak se po i lë sërish nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor.

Musmurati, në një konferencë për media, tha se njoftimi i djeshëm nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se librat do të blihen njëlloj si vitin e kaluar është shenjë se 1 Shtatori përsëri do të fillojë me kaos, konfuzion, e pa libra shkollorë.

“Ky është shtatori i tretë me radhë që na gjen me kriza në arsim. Grevat e mësimdhënësve në 2022, mungesa e librave në 2023, dhe siç po duket prapë mungesa e librave në 2024. Pra fatkeqësisht, çdo shtator po e gjen Qeverinë e Kosoves dhe Ministren Nagavci të papërgatitur. Përderisa rezultatet e testit PISA na kanë alarmuar, Ministrja Nagavci ka vendosë me vazhdu eksperimentimin e saj të pakuptimtë, për mos sigurimin e librave shkollore ne kohe. Në vend se të bëjmë hapa para me reformë strukturore, Ministrja Nagavci po na kthen mbrapa me vendime të gabuara. Pra, edhe njëherë nxënësit e klasëve 1 deri në klasën e 9-të do të fillojnë vitin pa libra”, theksoi ajo.

Musmurati tha se Qeveria Kurti po i shpenzon mbi 20 milionë euro për blerje të librave të njëjtë që në vitin 2017 janë blerë me rreth 3.5 milionë euro, për mbi 100 mijë nxënës më shumë se tani, e ministres Nagavci nuk po i bëhet vonë, sepse eksperimentet që rezultuan të gabuara, po i përsëritë qëllimshëm prapë.

“Ministrja na tregoi që janë 218 mijë nxënës që do të subvencionohen me nga 80 apo 110 euro. Nëse e marrim një mesatare që çdo nxënës do të subvencionohet me nga 95 euro, atëherë i bie që buxhetit të shtetit do ti kushtojë 20 milionë e 776 mijë mije euro pajisja me libra. Pra edhe vonë, edhe gati tre fish më shtrenjtë se nga vitet e kaluara. Për shembull, librin e abetares, me shumicë Ministria me herët e ka blerë me rreth 7 euro, kurse vitin e kaluar prindërit në librari e kanë blerë me rreth 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit e kanë paguar rreth 4 euro më shumë. Dhe dje prapë na u tha, qe kjo praktikë e dëmshme do të vazhdojë edhe sivjet”, tha ajo.

Sipas Musmuratit, vitin e kaluar Qeveria Kurti e privoi arsimin nga projekti i digjitalizimit, duke i shfrytëzuar fondet e dedikuara për këtë proces për të mbuluar subvencionimin e librave.

“Vitin e kaluar, për të mbuluar koston shtesë të rreth 8 milionë eurove për subvencionim, Qeveria i mori fondet nga projekti për digjitalizim të arsimit. Pra, për me ble libra ma shtrenjtë, Ministria e Arsimit e sakrifikoi digjitalizimin. Çfarë projekti do të ndalin sivjet për me ble libra që ju kushtojnë më shtrenjtë?”, theksoi ajo.

Musmurati theksoi se ka pasur nxënës që për dy gjysëmvjetorë shkollorë u kanë munguar disa nga librat.

“Për më tepër, në një moment edhe u tha se rimbursimet e fundit të prindërve për vitin e kaluar janë bërë në maj të këtij viti. Pra, mund të konkludojmë që ka pasur nxënës që, që nga shtatori deri në maj, pra një muaj para se të përfundojë mësimi nuk ka pasur fare libra” , shtoi ajo.

Musmurati tha se vitin e ardhshëm, në qeverisjen e PDK-së, furnizimi me libra nuk do të jetë më temë e 1 Shtatorit, sepse digjitalizimin i proceseve në arsim do të vendoset në shërbim të nxënësve.

“Në mënyrë që te sigurohemi qe ky keqmenaxhim i parasë publike nuk përsëritet më dhe mungesa e orëve mësimore ndalet, komisioni hetimor parlamentar duhet të kryej punën e vet pa ndërhyrje politike të partisë në pushtet sa me shpejtë dhe organet e drejtësisë te përfundojnë hetimet njëherë e mirë. Lajmi i vetëm i mirë në krejt këtë mes, e që na jep shprese për të ardhmen, është që veçse jemi në prag të zgjedhjeve të reja. Arbërie Nagavci nuk duhet të jetë më Ministre e Arsimit nga viti tjetër. Qytetaret tanë do të mund të përjetojnë dallimin e mendësisë në qeverisje me ardhjen e Bedri Hamzës dhe ekipit të tij në krye të shtetit”, përfundoi ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Nisma Socialdemokrate hap fushatën në Prishtinë

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla

Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`

TAGGED: #Besianë Musmurati, #PDK, #Qeveria e Kosovës, #Tekstet shkollore
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Politika amerikane, roli i BE-së dhe Kosova

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Viktimat e Epsteinit hartojnë një listë me emra. “Fajtorët janë të mbrojtur sepse janë të pasur dhe të fuqishëm”
“Vrasës, përdhunues, hajdut recidivist” futen në njësitë ushtarake elitare të Shoigu
Kurti në Shkup: BE-ja të garantojë qasje të barabartë për Kosovën e rajonin
Kievi dënon rezultatet e referendumeve të rreme ruse për aneksim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?