By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
July 22, 2025
Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen
July 22, 2025
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
July 22, 2025
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
July 22, 2025
Kuvendarët e pa përgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin e Kosovës
July 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pagat e vogla, arsye e demobilizimit te 50 pjesëtarëve profesionist nga FSK-se
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pagat e vogla, arsye e demobilizimit te 50 pjesëtarëve profesionist nga FSK-se
Lajme

Pagat e vogla, arsye e demobilizimit te 50 pjesëtarëve profesionist nga FSK-se

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 10:30 AM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) prej vitesh është institucioni më i besueshëm në vend. Përkundër kësaj, në këtë institucion vazhdon të ketë kërkesa për demobilizim. Vetëm në vitin 2021, uniformën e FSK-së e kanë lënë mbi 50 pjesëtarë. Kurse, siç ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nga radhët e komunitetit serb janë tri kërkesa për demobilizim.

Arsyet e demobilizimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë nga më të ndryshmet.

Kryesisht, nga ekspertët e sigurisë përmendet paga si shkaku kryesor. Sipas procedurave në fuqi, dhjetëra ushtarë kanë shkëputur kontratën e shërbimit me FSK-në. Ish komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë për Radio Kosovën se fenomeni i largimit nga ushtria është i dëmshëm edhe për ushtrinë edhe për Kosovën.

“Unë po të isha ministër i Mbrojtjes, do të kisha mbledhur edhe stafin civil edhe ushtarak dhe do ta analizoja gjendjen se pse po ndodhë ky fenomen”, thotë Kastrati.

“Kështu po ndodhë për shkak të inflacionit të madh. Pagat nuk kanë lëvizur fare”. Kastrati  deklaron se paga minimale e ushtarit është 380 euro.

“Pajisjet e vjetruara. Mendimi im është që për shkak të situatës globale dhe situatës në rajon, ne duhet të fokusohemi te Ushtria dhe Policia, që këto dy institucione t’i kemi të afta për t’i kryer detyrat e tyre”, tha Kastrati për Radio Kosovën.

Deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, Hisen Berisha, thotë se ikjet nga FSK-ja nuk janë të rekrutëve të rinj, por janë staf i specializuar, që sipas tij, trajnimet dhe shkollimet e tyre jashtë vendit kanë kushtuar rreth 200 mijë dollarë.

“Ka ikje masive nga FSK-ja por jo të rekrutëve të rinj, por të atyre që janë trajnuar, shkolluar dhe specializuar”, thotë Berisha.

“Pagat e ulëta janë ato që po nxisin pjesëtarët e FSK-së të largohen nga ky institucion”.

Ish ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, thotë se në bazë të një raporti të  Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm gjatë tetë muajve të këtij viti, nga FSK-ja janë larguar 70 ushtarë.

Ai thotë se nga Ministria nuk kanë marrë kurrfarë arsyetimi se pse këta ushtarë kanë lëshuar FSK-në.

“Ne nuk i kemi arsyetimet pse këta pjesëtarë po demobilizohen, por është në nivelin e supozimeve, besoj që shumë shpejt do t’i kemi faktet”, thotë Quni.

Sipas tij, supozimet janë se ushtarët janë demotivuar për shkak të trajtimit të tyre. “Gjendjës së rëndë ekonomiko-sociale, ngarkesa e madhe në punë, kërkesa të mëdha dhe benefitet për punë që ata kryejnë, nuk janë të drejta”, thotë  ai.

Ndërkohë, për sa i përket paralajmërimit për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se janë tri kërkesa për demobilizim, e  të cilat u shpreh se janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.

You Might Also Like

Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Haxhiu e Hennessey vizitojnë Qendrën Korrektuese të Dubravës

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë atsh

Osmani sot mban konferencë, i drejtohet Kushtetueses

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bislimi: Propozimi franko-gjerman është shumë më afër asaj që dëshiron Serbia

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
PDK: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Serbia kërcënon Kosovën me luftë
Ministri i jashtëm thotë se Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?