By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radoniqi:Zgjedhjet nuk janë veç garë për pushtet, janë themel i demokracisë
September 4, 2025
Rrushi në ushqim: Nga sallatat freskuese te gjellët
September 4, 2025
Prokuroria: 40 aktakuza dhe 12 ndalime gjatë 24 orëve të fundit
September 4, 2025
Dreka në 20 minuta: Recetë për një makarona kaq të shijshme dhe kremoze me tre lloje djathrash
September 4, 2025
Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dënon me 12 vjet burgim shtetasen amerikano-ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia dënon me 12 vjet burgim shtetasen amerikano-ruse
Rajon / Botë

Rusia dënon me 12 vjet burgim shtetasen amerikano-ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 3:01 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022.

Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.

Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin.

Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.

Karelina, 33-vjeçare, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara më 2015, ishte martuar me një shtetas amerikan dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021.

Ajo u arrestua në Jekaterinburg në janar, nën dyshimet për huliganizëm.

Megjithatë, më 7 shkurt ndaj saj u ngrit akuza për tradhti, pasi hetuesit mësuan se në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo kishte transferuar 51 dollarë te Razom, një grup ukrainas i ndihmës që ndihmon civilët e prekur nga lufta.

Avokati Mushailov tha se prokurorët i gjetën dëshmitë për këtë donacion në telefonin e klientes së tij.

Në shkurt, bashkëthemeluesja e Razom, Dora Chomiak, i bëri thirrje Qeverisë amerikane “të vazhdojë të bëjë gjithçka për të kërkuar nga [presidenti rus, Vladimir] Putin që të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht në Rusi”.

Mineyev tha se në rastin e Karelinas ishte gjykatësi i njëjtë që në korrik dënoi gazetarin amerikan, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim nën akuzat për spiunazh.

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u përfshi në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, kur u lirua edhe nga gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, dhe disa disidentë të burgosur rusë.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, pothuajse 900 rusë janë dënuar nën akuza për tradhti, spiunazh apo bashkëpunim me qeveri të huaja që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

You Might Also Like

Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë

Macron: “Ministrat e mbrojtjes të aleatëve ranë dakord për garancitë për Ukrainën”

Portugali: Ditë zie për tragjedinë e teleferikut në Lisbonë – Të paktën 15 të vdekur

Misteri, një krijesë gjigante del në plazhin popullor të Mbretërisë së Bashkuar – por askush nuk e di se çfarë është

Çfarë ndodhi me fluturimin e Von der Leyen në Bullgari dhe sa i rrezikshëm mund të kishte qenë?

TAGGED: #12 vjet burg, #Ksenia Karelina, #Rusi
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE ende pa datë të re për takimin e komisionit për të pagjeturit

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar
Mbyllet beteja gjyqësore, hidrocentrali i Poçemit në Vjosë nuk do ndërtohet
SHBA do të testojë një raketë bërthamore pas zgjedhjeve presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?