By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi e pyet Lajçakun: Pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për urën e Ibrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Krasniqi e pyet Lajçakun: Pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për urën e Ibrit
Lajme

Krasniqi e pyet Lajçakun: Pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për urën e Ibrit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 4:21 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër për vetura.

Ministri Krasniqi e ka pyetur Lajçakun se çfarë ndodhi që Bashkimi Evropian e ndryshoi qëndrimin nga “hapja e urës pa vonesa të mëtutjeshme” në “duhen më tepër bisedime”.

“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në platformën “X”.

Dje Lajçak në një postim në “X”, ka thënë se BE-ja vazhdimisht e ka theksuar se “çështja e urës së Mitrovicës duhet diskutuar në dialog”.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar ai.

Sipas tij, imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve.

“Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar ai. /Kosovatimes/

Dear @MiroslavLajcak, the EU has only recently said that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the Dialogue. Before, it had stated repeatedly that "the bridge should be opened to vehicle traffic without further delays or obstruction", as per CRs between '18-'22.

— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) August 15, 2024

You Might Also Like

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’

TAGGED: #BE, #Elbert Krasniqi, #Miroslav Lajçak, #Ura e Ibrit
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjatë një jave u realizuan 231 urdhëresa të gjykatës, u sekuestruan 7 armë

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Trupat turke nga forcat rezervë të KFOR-it zëvendësojnë njësitë italiane
PDK kritikon qeverinë për testin PISA, propozon disa rekomandime
Vitia dhe Manastirliu diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Shqipërisë
Trajnime të specializuara për policët kufitarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?