By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mos hapja e Urës, mashtrim apo dështim i shtetit!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mos hapja e Urës, mashtrim apo dështim i shtetit!?
Opinion

Mos hapja e Urës, mashtrim apo dështim i shtetit!?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 7:25 AM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dështimin e kryeministrit Albin Kurti për hapjen e Urës mbi lumin Ibër është duke e shfrytëzuar për mrekulli presidentja Vjosa Osmani me marketing politik, të kinse ruajtjes së raporteve me ndërkombëtarët, e ndarë dhe e përçarë me kryeministrin e vendit.

Presidentja mes mitit dhe realitetit

Ditën kritike kur pritej të hapej Ura mbi lumin Ibër, Vjosa Osmani e zgjodhi një vizitë të (pa)paralajmëruar në një aktivitet fetar në Letnicë të Vitisë, për të shënuar festën e figurës mitologjike të ‘Zojes së Madhe’!

Nga aty Vjosa Osmani shpërtheu me entuziazëm për mos hapjen e urës, duke falenderuar miqtë ndërkombëtar të Kosovës, në veçanti KFOR-in amerikan dhe duke sulmuar BE-në dhe zëdhënësin e saj, sllovakun Peter Stano.

Vjosa nuk u ndal më kaq, ajo vazhdoj me fjalë të mëdha trimëruese, duke u munduar të anashkalojë rrezikun nga fqinji ynë verior: “Askush nuk e pyet Serbinë për hapjen e Urës, ajo do të hapet në bashkëpunim më ndërkombëtarët, etj., etj.”

E unë nga këtu do t’i parashtroj pyetjen zonjës presidente, kush është tjetër pos Serbisë që e pengoj kësaj radhe hapjen e Urës mbi lumin Ibër?!

Nuk ndodhi përballja përfundimtare me Serbinë!

Shumica e qytetarëve të vendit e kishin krijuar bindjen se paralajmërimet e Albin Kurtit për hapjen e Urës me 15 gusht e kishin mbështetjen e miqve perëndimor të Kosovës, dhe se deklaratat kontradiktore të ndërkombëtarëve rreth hapjes së Urës ishin vetëm kamuflim për konsum politik!

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Pikërisht, ishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga i cili u “tradhtua” kryeministri ynë, i cili me gjasë ishte (vetë)mashtruar nga deklaratat e presidentit serb për hapjen e Urës më 14 ose 15 Gusht 2024!

Mirëpo, një ditë para afatit të paraparë për hapjen e Urës, kryeministri serbë, “e preu në besë” kryeministrin tonë!

Jam thellësisht i bindur se hapja e Urës do ta përshpejtonte procesin e zgjidhjes përfundimtare të pjesës veriore dhe fillimin e konsolidimit të shtetësisë sonë.

Tërheqja nga hapja e Urës sipas planit të paralajmëruar të Qeverisë së Kosovës e vazhdon edhe më tutje “Status quon” në pjesën veriore dhe e forcon akoma më shume pozicionin e Serbisë kundër Kosovës.

Hapja e Urës për qarkullim do të shënonte përballjen përfundimtare me Serbinë dhe qartësonte qëllimin përfundimtar të qëndrimit 25 vjeçar të forcave paqeruajtëse në Kosovë!

Sikurse ajo që ka ndodhur e nuk kthehet pas, nuk do të mund të pengohet as ajo që ka për të ndodhur në pjesën veriore, e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga ajo e Kumanovës së qershorit të vitit 1999 mes gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të ushtrisë serbe, e kthyer ne marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në vitet 2013-2015 dhe marrëveshjen për zbatim të Ohrit të vitit 2023 mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Vonesat në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar dhe të ratifikuar në Kuvendin e Republikës se Kosovës në vitin 2013, jo vetëm që do ta dëmtojnë Kosovën, e rrezikojnë akoma më shumë perspektivën euro-atlantike të shtetit tonë!

Pas këtij dështimi të madh, Albini Kurti do të qëndrojë me këmbë mbi tokë, duke ju kthyer realitetit të krijuar, për të vazhduar betejën politike për rimarrjen e pushtetit, gjegjësisht për të krijuar aleatë të ri për nxjerrjen nga loja politike Vjosa Osmanin, aktualisht presidente e vendit!

Pra, Ura do të mbetet e mbyllur, kurse problemet tona të brendshme do të rihapen sikurse ‘Kutia e Pandores’.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Me intervenim, NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
Një recetë e parë nga 14 milionë njerëz: Ja se si të piqni një biftek në skarë në mënyrë perfekte
Sokol Havolli emërohet drejtor i Infrastrukturës në Prishtinë
Mitrovicasit bindës në Gjakovë
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?