By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore, zjarrfikësit 38 ditë pa pushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore, zjarrfikësit 38 ditë pa pushim
Rajon / Botë

Vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore, zjarrfikësit 38 ditë pa pushim

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 11:43 AM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin.

Dje në orët e pasdites filluan katër zjarre të reja pyjore. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov kumtoi se zjarre kanë shpërthyer në Renjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin e quajtir Klepallo, Berovë dhe në lokalitetin e quajtur Çupino Bërdo afër fshatit të Kriva Pallankës, Luke.

Prej dje në përballjen me zjarret sërish është kyçur Armata, përderisa dy herë ishte aktivizuar edhe mekanizmi i BE-së për ndihmë. Zjarrfikës, aeroplanë, er-traktorë dhe pajisje dërguan Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për pjesëmarrje të një pjese të Armatës në përballjen me zjarret. Vendimi, siç informuan nga kabineti presidencial, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas Vendimit të sjellur të Qeverisë të 13 gushtit 2024 për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së shpeshtuar të zjarreve në territorin e shtetit.

Kryeministri Hristian Mickoski, porositi se nuk do të ndodhë skenari me zjarret nga viti 2021, kur drunj nga Maleshevia dhe Piojaneci përfunduan në depo dhe paralajmëroi ndryshime ligjore.

Mickoski tha se ka ligj që është funksional edhe me prerjen e paligjshme të drunjve, por edhe me atë të rregullt dhe ato janë plane që po i bën NP “Pyjet nacionale”.

“Fakti që ajo kompani mbeti pa punonjës për 4-5 muaj, është një problem që me ribalancin e zgjodhëm. Problemi i dytë, fakti që sipas sistematizimit atje duhet të kesh rreth 400-500 druprerës, ndërsa aty nuk ke as 30 realisht funksionale, sepse të gjithë ata që duhet të jenë druprerës janë bërë ndërkohë administratë. Ky është problemi i dytë që menaxhmenti dhe drejtori i ri e kanë si problem me të cilin duhet të merren. Problemi i tretë është se gjithçka që duhet të jetë logjistike, veçanërisht në procesin e përballjes me zjarret si helikopterët, aeroplanët, pajisjet që nevojiten nuk ka ekzistuar dhe më 10 korrik kur filloi e gjithë kjo, ne në atë moment nuk kishim aeroplanë operacional, jo vetëm aeroplanë, por edhe helikopterë dhe njerëz që do të operojnë, sepse ishin në pension”, theksoi kryeministri.

Ai përkujtoi se dy herë e kanë aktivizuar mekanizmin e ndihmës së BE-së.

“Në disa raste shtetet e BE-së na vijnë me ndihmë me helikopterë, me aeroplanë të ndryshëm, deri më tani kanë funksionuar dy er-traktorë që kanë ardhur nga Qipro dhe janë larguar dje, dy er-traktorë kanë qenë nga Gjermania që do të ikin sot, kishim një brigadë të zjarrfikësve nga Hungaria të cilët me automjetet e tyre ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Makedonski Brod, tjetri nga Sarajeva, nga Sllovenia, nga Serbia, ne kishim disa er-traktorë nga Turqia, kështu që po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta eliminuar këtë situatë”, theksoi kryeministri.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, përsëriti Mickoski, është sjellur vendim për ndihmë në të holla, “përkatësisht për transfer të jashtëzakonshëm të mjeteve të nevojshme për shuarje të zjarreve në QMK rreth 10,5 milionë denarë dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim 41 milionë denarë.

Nga LSDM opozitare kërkuan dorëheqje urgjente nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, për, siç thanë, dëshrimin në përballjen me zjarret ku u dogj pesë për qind e territorit të shtetit.

Nga 15 korriku i këtij viti në fuqi është ndalesa e plotë për lëvizje nëpër pyje nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Sipas Minsitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dalesa do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarre është pakësuar.

Për mosrespektim të ndalesës, për persona fizik të cilët do të hasen, do t’u shqiptohen gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK të shtunën mban Konventën në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për Kosovën, hap i madh përpara
Sa shqiptarë duhet të ketë në institucionet maqedonase?
Prishtina në gjysmëfinale, eliminon Vëllaznimin
Të sapomartuarit shkojnë në muaj mjalti, e reja gjen v*dekjen në krahët e bashkëshortit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?