By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë nga Kursku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë nga Kursku
Rajon / Botë

Ukraina nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë nga Kursku

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 2:56 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Kievi nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë të cilët duan të evakuohen, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në Ukrainë.

Kjo deklaratë e bërë më 16 gusht u bë teksa po vazhdon inkursioni i forcave ukrainase në rajonet ruse të Kurskut dhe Belgorodit.

Lubinets tha po ashtu se nuk parashikon ndonjë kërcënim për sigurinë e popullatës civile nga rajonet ukrainase në territorin e Ukrainës dhe tha se mendon se numri i civilëve që do të duan të evakuohen në Ukrainë do të jetë i kufizuar.

“Ne nuk presim që të ketë numër të madh të njerëzve që do të duan të vijnë te ne. Por, unë nuk jam i shqetësuar për faktin se do të ketë rrezik për popullatën civile nga rajoni i Kurskut… Ne u kemi ofruar të gjithë banorëve të Kurskut mundësinë që të evakuohen nga ky territor nëse duan”, tha Lubinets.

“Ukraina do të hapë korridore humanitare. Qoftë për në territorin që kontrollohet nga Federata Ruse apo në territorin e Ukrainës së pavarur. Kjo do të jetë zgjedhje personale për secilin qytetar që aktualisht është atje në mesin e civilëve. Ne nuk do t’ua shkelim të drejtat e tyre”.

Lubinets tha po ashtu se ushtria ukrainase rreptësisht i përmbahet obligimeve që dalin nga Konventa e Gjenevës dhe e Hagës.

Më 15 gusht, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e shtetit të tij kanë marrë kontrollin e plotë të qytezës Sudzha, në rajonin e Kurskut, duke njoftuar se ushtria ukrainase do të ketë një zyrë të komandës atje.

Ai nuk tregoi se çfarë funksioni do të ketë kjo zyre, por më herët ai ka deklaruar se Ukraina do të shpërndajë ndihmë humanitare për banorët e Sudzhas, nëse është e nevojshme.

Por, shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, ka njoftuar se zyra komanduese e ushtrisë do të ketë për detyrë që të zbatojë urdhra që do të ofrojnë siguri për civilët.

Që kur kanë nisur inkursionin e tyre në rajonet ruse më 6 gusht, forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll dhjetëra vendbanime.

Qeveria ukrainase tha se operacioni në Kursk dhe Belgorod synon krijimin “e një zone të sigurisë” brenda Rusisë, në mënyrë që të parandalohen sulmet ajrore e ushtrisë ruse nga dy rajonet ruse në kufi me Ukrainën, sulme që sipas Kievit, shënjestrojnë civilët dhe infrastrukturën.

Sipas zëvendëskryeministres të Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se civilët rusë në këtë zonë janë nën mbrojtjen e ligjit humanitar ndërkombëtar dhe sipas saj Kievi e respekton këtë ligj.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Kursk, #Ukrainë
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi: Ajo që nuk u realizua për një dekadë, u jetësua me këtë qeveri

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Greqi
Gërvalla e Temon biseduan për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Plotë 21 persona helmohen me ushqimin në avion, klubi italian kërkon shtyrje të ndeshjes
Franca pas deklaratës së Trump për Grenlandën: BE nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?