By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi
January 6, 2026
Reshjet e mëdha në autostradën Prizren–Prishtinë bllokojnë trafikun
January 6, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 6, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit
January 6, 2026
KPK në vitin 2025, arenë akuzash mes figurave të sistemit të drejtësisë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Bisedimet për armëpushimin në Gazë, të rëndësisë kritike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Analistët: Bisedimet për armëpushimin në Gazë, të rëndësisë kritike
Rajon / Botë

Analistët: Bisedimet për armëpushimin në Gazë, të rëndësisë kritike

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 5:45 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Bisedimet e ndërmjetësuara për armëpushimin në Gazë u mbyllën sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, pa praninë e Hamasit. Negociatorët do të takohen përsëri javën e ardhshme, sipas zyrtarëve.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti filluan një raund të ri bisedimesh të enjten dhe mbajtën bisedime me delegacionin izraelit në Katar.

Hamasi, i cili nuk mori pjesë drejtpërdrejt në bisedimet në Doha, akuzon Izraelin se ka shtuar kërkesa të reja tek një propozim i mëparshëm që kishte marrë mbështetjen amerikane dhe ndërkombëtare dhe për të cilin Hamasi kishte rënë dakord në parim. Izraeli nga ana e tij akuzon Hamasin se ka shtuar kërkesa të reja.

Ekspertët në Izrael thonë se ky raund bisedimesh mund të jetë mundësia e fundit për arritjen e një marrëveshjeje që do të siguronte kthimin e 115 pengjeve që Hamasi ende i mban në Gazë, që prej sulmit të befasishëm të 7 tetorit ndaj vendbanimeve izraelite. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein dallimet midis dy palëve mbesin të mëdha.

Aviva dhe Keith Siegel ishin në mesin e 240 pengjeve izraelite dhe shtetasve të huaj që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor dhe u dërguan në Gazë.

Pas 51 ditësh, Aviva u lirua si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi, por bashkëshorti i saj Keith, shtetas amerikan, ende po mbahet peng në Gazë.

Aviva Siegel thotë se ajo po lutet që bisedimet në Doha të japin rezultat.

“Ka një marrëveshje në tryezë, por kam shumë frikë se ajo do të dështojë dhe se Keithi nuk do të kthehet në shtëpi, se pengjet nuk do të lirohen. Po pres, dua të shpresoj. Shpresa është e vetmja gjë që kam”, thotë ajo.

Shenja e fundit se Keith Siegel është gjallë ishte një video regjistrim i Hamasit i muajit prill. Burimet izraelite thonë se 41 nga 115 pengjet në Gazë janë vrarë, ndonëse ky numër mund të jetë më i lartë.

Analistët izraelitë thonë se ky raund bisedimesh për armëpushimin është i rëndësisë thelbësore.

“Në njërën anë, ka një pritshmëri të madhe që ky raund bisedimesh do të çojë eventualisht drejt përfundimit të luftës në Gazë. Dhe ndoshta do të mbështesë përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në pjesën veriore të kufirit dhe në raport me Iranin,”, thotë eksperti i Lindjes së Mesme, Eyal Zisser nga Universiteti i Tel Avivit.

Bisedimet vijnë dy javë pas atentatit që Izraeli kreu ndaj zyrtarit të lartë të grupit militant Hezbollah në Bejrut dhe pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit Ismail Hanijeh në Iran, për të cilën dyshohet se e kreu Izraeli. Irani dhe Hezbollahu janë kërcënuar se do të hakmerren dhe një marrëveshje armëpushimi me Hamasin dhe udhëheqësin e tij, Jahja Sinuar mund të jetë e vetmja gjë që po frenon një sulm ndaj Izraelit.

Ekspertët ushtarakë izraelitë thonë se marrëveshja mund të jetë e paarritshme edhe për shkak të insistimit të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, që Izraeli të ketë një prani të përhershme ushtarake në kufirin ndërmjet Gazës dhe Egjiptit.

“Nga pikëpamja e Hamasit, sidomos nga pikëpamja e Sinuarit, kjo është një vijë e kuqe, një vijë e vërtetë e kuqe. Unë vlerësoj se ai kurrë nuk do ta pranonte këtë kërkesë dhe se ai do të preferonte të vdesë apo të vazhdojë të luftojë para se të pranonte një kusht të tillë. Tani për tani, nuk shoh mundësi për kompromis, apo ndonjë pikë të përbashkët ku takohen të dyja palët”, sipas ish zyrtarit izraelit të zbulimit, Michael Milstein.

Familjet e pengjeve dhe publiku izraelit po i ndjekin me shumë vëmendje bisedimet, me shpresë se do të japin ndonjë rezultat. Ata duan, siç kanë dashur përgjatë 10 muajve të fundit, që të afërmit e tyre të kthehen në shtëpi.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

Çfarë është Delta Force – njësia elitare amerikane që kreu operacionin për të arrestuar Nicolas Maduron?

VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!

TAGGED: #Armëpushimin, #Gazë
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Singapor

Kosova Times Kosova Times November 6, 2023
Vdes një person në aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`
Kurti: Ndërsa punojmë për të ardhmen, thelbësore ta kujtojmë të kaluarën
5.5 milionë CHF në projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara
Bisedime ‘intensive’ për dialogun: Gjashtë ndërkombëtarë zbarkojnë në selinë e LDK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?