By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ramiz Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ramiz Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit
Lajme

Ramiz Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 7:43 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe që t`i kthehet mandati qytetarit me zgjedhje të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka treguar se ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit sot e 71 ditë.

“Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit, është në mandatin e Qeverisë ta shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe legjitimiteti të kthehet te qytetari. Kam konstatuar se me mosfunksionimin e Kuvendit, është rrezikuar buxheti i Komunës, bartjet e mjeteve buxhetore për realizimin e shumë projekteve kapitale, rrjedhimisht papërgjegjshmëria e Kuvendit po rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të komunës së Drenasit”, ka shkruar ai.

Tutje, Ramiz Lladrovci ka thënë se Kuvendi s’ka kryesues që nga shkarkimi i Milaim Hajdarit më 6 qershor.

“Kam kontestuar vlefshmërinë e votës së asamblistit Drin Halilaj, votë e cila ishte vendimtare për shkarkimin e Kryesuesit. Halilaj, pasi u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk e ka pezulluar pozitën në atë Ministri dhe ka mbajtur të dyja pozitat njëkohësisht. Ministritë përkatëse kanë mbyllur sytë për këtë çështje dhe nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Nga ajo datë, iniciuesit e shkarkimit të Kryesuesit, nuk kanë tentuar që të zgjedhin kryesuesin e ri. Kuvendi i Komunës së Drenasit është jo funksionues dhe rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të saj. Kanë kaluar 71 ditë, pa u mbajtur asnjë mbledhje e Kuvendit, ndërsa kanë kaluar 43 ditë nga kthimi i ligjshmërisë së vendimit nga MAPL për shkarkim të Kryesuesit të Kuvendit dhe asnjë veprim nuk është ndërmarr nga Kuvendi për zgjedhje të Kryesuesit”, ka theksuar kryetari i Komunës së Drenasit.

Ai ka thënë se pret që MAPL ta njoftojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit, në mënyrë që Qeveria të shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe të shpallen zgjedhje për Kuvend të ri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

TAGGED: #Drenas, #Kuvendi Komunal, #Ramiz Lladrovci
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

Kosova Times Kosova Times September 13, 2023
BE: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, hap i njëanshëm
Vuciq paralajmeroi se po shkojnë në zgjedhje, jo më vonë se…”
Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit
Kosova anëtar i asociuar i NATO-s, Hyseni: Presim epilog pozitiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?