By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë
October 8, 2025
Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri
October 8, 2025
Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani
October 8, 2025
198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA
October 8, 2025
Osmani priti komandantin e ri të KFOR-it, temë bashkëpunimi për sigurinë
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rifillojnë seancat gjyqësore në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rifillojnë seancat gjyqësore në Hagë
Uncategorized

Rifillojnë seancat gjyqësore në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 8:31 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Javën e ardhshme nis sesioni i seancave të vjeshtës në rastin Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, një proces që tashmë ka hyrë në vitin e katërt të mbajtjes në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga nisja e Gjykimit, janë dëgjuar dëshmitarë në seanca të hapura, por më shumë të mbyllura për publikun. Avokati Taulant Hodaj pret që për gjykimi i katërshes së UÇK-së, në shkallën e parë të përfundojë brenda një viti.

“Tani edhe prokuroria edhe mbrojtja ose duhet të merren vesh (s’kanë nevoje një numër të dëshmitarëve t’i ftojnë) ose prokuroria do të tërhiqet nga një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve, në mënyrë që rasti të procedohet më shpejtë. Gjykata Speciale është rast ‘sui generis’ në gjithë gjykatat e botës, ku më shumë gjykime nuk janë publike, sesa që janë, nuk besoj që ndonjë gjykatë në botë ka pasur më shumë mbyllje, sesa Gjykata Speciale”, tha Hodaj.

Se procedura po zhvillohet me ritëm të ngadalshëm, e thonë edhe nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

“Unë mendoj që ekziston një lloj kritike nga publiku për këtë gjykatë sepse në fund të ditës nuk po e kuptojmë se cilat janë dëshmitë e sakta apo cilat janë ato dëshmi në bazë të cilave mund të dënohen të pandehurit, sidomos procesi kundër Thaçit dhe të tjerëve është jo transparent dhe nuk dimë se si janë përshkrua krimet e pretenduara në aktakuzë”, tha Bekim Blakaj , Fondi për të Drejtën Humanitare.

Si monitorues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se po ballafaqohen edhe me vështirësi gjatë këtij procesi.

“Ne kemi treguar se prokuroria ka qenë shumë e ngadalshme në ngritjen e aktakuzave dhe të veprimeve të tjera që ka bërë , po ashtu vazhdimisht kërkojmë të ketë transparencë më të madhe e cila nuk do të ndikoj në pengimin ose dëmtimin e procedurave gjyqësore dhe kemi treguar edhe për probleme teknike që ne si monitorues kemi problem në paraqitjen e gjendjes reale nga ajo që është duke u zhvilluar në këto procese në gjykatën e Hagës”, tha Astrit Kolaj, IKD.

Gjykimi i Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit ka filluar më 3 prill 2023.

You Might Also Like

Edhe këtë vit subvencionohet rryma për familjet e cenueshme

Policia apelon: Siguria rrugore prioritet, respektoni normat e trafikut

Gazeta zvicerane: Serbia është baza e Rusisë për destabilizimin e Evropës

Kurti: Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor, ftojmë BE të sanksionojë

Shqipëria, Serbisë: Po tentoni të riktheni hijet e së shkuarës në rajon

TAGGED: #Gjykata Speciale, #Hagë
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Atentati ndaj shqiptarit në Belgjikë

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Gazetarë shqiptarë e serbë mbrojnë pronarin e kafenesë që u hapi derën
Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin
Ministri rus Shoigu tha se shkatërruan shtatë tanke gjermane, e vërtetë është poshtëruese për Kremlinin… (VIDEO)
Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu viziton Rusinë dhe Bjellorusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?