By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë u ofruan Witkoff dhe Kushner në Moskë para takimit të tyre me Putinin
December 2, 2025
Kryenegociatori i Putinit me SHBA-në u zbulua se kishte fituar më shumë se një miliard rubla të ardhura gjatë tre viteve
December 2, 2025
Një kozmonaut rus u përjashtua nga ekuipazhi i ISS-së për përpjekje për të vjedhur sekretet e Elon Musk
December 2, 2025
Pronari turk i anijes cisternë të dëmtuar nga një sulm me dron ka refuzuar të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë
December 2, 2025
Wang Yi i Kinës merr pjesë në bisedimet për sigurinë në Moskë gjatë takimit paralel SHBA-Rusi
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe Rexhepi diskutojnë me OJQ-të për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe Rexhepi diskutojnë me OJQ-të për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve në veri të Kosovës
Lajme

Kurti dhe Rexhepi diskutojnë me OJQ-të për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 11:26 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Në disa takime të njëpasnjëshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi bashkëbiseduan sot me grupe përfaqësuesish të OJQ-ve boshnjake dhe serbe nga Kosova, përfshirë edhe ato që veprojnë në komunat në veri të vendit tonë. 

Bashkë diskutuan për situatën e përgjithshme socio-ekonomike dhe politike, zhvillimet e fundit dhe temat aktuale. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Rexhepi u njoftuan rreth veprimtarive të OJQ-ve, punën që e bëjnë në komunitete dhe projektet e tyre në promovimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ngritjen e mirëqenies së tyre. U bisedua edhe rreth çështjes së hapjes së Urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër. Kryeministri i dëgjoi me vëmendje këndvështrimet dhe komentet e gjithsecilit, përfshirë ato për reagimet e mundshme. Ai e theksoi vullnetin e mirë të qeverisë të shfaqur ndaj të gjitha komuniteteve joshumicë, pa dallim, për gjatë gjithë mandatit, përmes programeve të punësimit dhe transfereve.

SuperPuna, Qeveria për Familjet, praktika me pagesë, programi Kosovo Generation Unlimited, Praktikë në Qeveri, fondi 3 milionësh për komunitete joshumicë, grantet e ndryshme, pakot mbështetëse e masat për efiçiencë, tanimë janë emërtime të mirënjohura në të cilat ndjehet dhe lexohet dora e mirë e shtetit demokratik të Kosovës. Nga të gjitha këto kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.

Po ai vullnet dhe interes e përcjell edhe qëllimin për hapjen e urës në Mitrovicë, nga e cila përfitojmë edhe në ekonomi, me lëvizjen e lirë të mallrave, përveçse në aspektin shoqëror e kulturor me shkëmbime sa më të shpeshta dhe integrim sa më të qëndrueshëm. Në këtë frymë bashkëpunimi u pat mbajtur edhe takimi publik me qytetarët të Komunës së Mitrovicës së Veriut me 8 gusht në hapësirat e Kuvendit Komunal të po kësaj komune.

Kryeministri falënderoi përfaqësuesit e pranishëm për diskutimin e hapur dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre në komunitetin e tyre të veçantë dhe shoqërinë e shtetin tonë të përbashkët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare

Osmani uron Emiratet e Bashkuara Arabe me rastin e Ditës Kombëtare

IPK rekomandon suspendimin edhe të shtatë zyrtarëve policorë

Ekstradohet i pandehuri nga Shqipëria për kultivim të 1259 bimëve narkotike

Mark Rutte kërkon llogaridhënie nga Serbia për rastet në Banjskë e Zveçan

TAGGED: #OJQ-të, #Qeveria e Kosovës, #Veri
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet në 30 numri i të vdekurve nga vërshimet në Kinë

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar
Lukashenko njoftoi fillimin e transferimit të armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë
Beqiroviq i kërkon Vuçiqit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës
Erdogan tha se do të përpiqet të lehtësojë ratifikimin e kandidaturës së Suedisë për në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?