By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit
Lajme

Kosova vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 7:48 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike (eGA) ku u takua me Drejtorin Ekzekutiv, Hannes Astok dhe ekipin e tij, si dhe e-Estonia Briefing Centre, ku u prit nga Menaxherja e përgjithshme, Ave Lauringson.

Në takimin me eGA u theksua se Republika e Kosovës e vlerëson modelin estonez të shtetndërtimit në shumë aspekte, e veçanërisht në lidhje me kapacitetet institucionale në reformën e administratës publike. U vlerësua mundësia për të përfituar nga përvoja e suksesshme estoneze në qeverisjen digjitale.

U vlerësua bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me Akademinë Estoneze për Qeverisje Elektronike, në zhvillimin e strategjisë së re të e-Qeverisjes, që do të shërbejë si udhërrëfyes për transformimin digjital të mëtejshëm në qeveri.

Strategjia e re e e-Qeverisjes do të mbulojë të gjitha aspektet e transformimit digjital, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve të koordinimit dhe politikëbërjes në qeverisjen elektronike.  Krahas nxitjes së inovacionit në e-Qeverisje, kjo strategji po ashtu ka për qëllim zhvillimin e kompetencave digjitale në qeveri, ofrimin e shërbimeve elektronike të besueshme, të përqendruara te përdoruesit dhe me qasje gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe bizneset, si dhe rritjen e sigurisë kibernetike të sistemeve qeveritare.

Estonia është lider botëror në fushën e qeverisjes elektronike, andaj Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me eGA për bartjen dhe zbatimin e praktikave më të mira të digjitalizimit nga Estonia në vendin tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Osmani uron Mbretin Charles III
Murati tregon se kur do të ekzekutohen shtesat
Përplasje mafioze në resortin e famshëm grek: Të shtëna në një lokal plazhi plot me njerëz, prindërit dhe fëmijët ikën në panik
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dorëzon donacione për FSK-në
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?