By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kriza e Besimit në RTK: Kur Albin Kurti Tradhton Premtimet për Demokraci dhe Liri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kriza e Besimit në RTK: Kur Albin Kurti Tradhton Premtimet për Demokraci dhe Liri
Opinion

Kriza e Besimit në RTK: Kur Albin Kurti Tradhton Premtimet për Demokraci dhe Liri

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 9:53 AM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Tashmë 3 persona me kredibilitet dhe integritet të lartë, të shkolluar mirë dhe jashtë vendit, me eksperiencë profesionale, familjarë dhe njerëz të mirë kanë dhënë dorëheqje nga RTK. Nuk bëhet fjalë për ndonjë zyrtar të ‘fotokopjes’, fjala është për nivelet më të larta në institucionin publik: Drejtori Ekzekutiv, Kryetari i Bordit dhe një anëtare e lartë e bordit.

Këto ngjarje ndodhën pas presionit dhe interferimit politik të Albin Kurtit dhe LVV në televizionin publik dhe eskaluan kur pushtetit, njerëzit e tyre në televizion, e përdorën mediumin publik të ‘pavarur’ me i sulmu mediat tjera private. Edhe më keq, përdorën burime jo-kredibile, lajme të rreme. Thyen normat e gazetarisë duke mos i konsultuar akterët e përfshirë para publikimit. Përfshinë inteligjencën, e njollosën dhe zbehen kredibilitetin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Sot kërkojmë llogari nga Albin Kurti për RTK. Tashmë ka kaluar kohë e nevojshme dhe skandali, edhe pas formimit të komisionit dhe raportit profesional, nuk po adresohet. “Nuk po merren masa për lëshimet profesionale” kishin deklaruar ata që protestuan me dorëheqje dje. “Kam presion sistematik politike me muaj” kishte deklaruar drejtori ekzekutiv në letrën e dorëheqjes së protestës. E gjithë kjo, nuk ka mundësi të bëhet pa dijeninë dhe lejen e Albin Kurtit.

Kryeministrin nuk po e ‘sulmoj’ pasi që po futemi në periudhën e zgjedhjeve, pse ta bëjë këtë unë? Ai ka fituar me demokraci votat dhe të gjithë duhet të respektojmë atë. Por ai ka fituar me një premtim për ç’kapje të institucioneve publike. Për demokraci, liri dhe jo politizim të institucioneve publike. Tash, Albin Kurti, nuk dallon shumë nga ata që i kritikoj me vite e dekada për kapje të shtetit.

Kurti tashmë përmes personave që ka parashutuar në parti dhe RTK po aplikon modelin e ‘Deep State’. Persona, jo ligji e Kuvendi i Kosovës, po marrin vendime dhe po bëjnë drejtësi. Persona që nuk kanë lidhje shumë me Kosovën fundja.

Ku janë sot deputetët e LVV, ish gazetarë, që na kërkuan votën për liri dhe demokraci, për institucione të pavarura dhe kredibile? A e përkrahin sot ata këtë marifet të Kurtit dhe grupit të tij të ngushtë për kontroll të institucioneve të pavarura publike? A është ky Albin Kurti, me të vërtetë?

Por në gjithë këtë rrëmujë, ka edhe një moment krenarie. Një moment ku gra e burra të Kosovë, të edukuar mirë dhe me integritet, i thanë jo dhe protestuan me dorëheqje. Ata sakrifikuan gjithçka që të sinjalizojnë që diçka e jashtëzakonshme, diçka negative, po ndodhë me interferimin e politikës në RTK.

Respekti jonë maksimal shkon për këta 3 persona që treguan që askush në Kosovë nuk do të mund të kapë institucionet e pavarura publike dhe ke ka Kosova persona me integritet që mund të ngiten atëherë kur duhet dhe të ndajnë të bardhën nga e zeza. Të mirën nga e keqja.

Sot Shkumbin Ahmetxhekaj, Besnik Boletini dhe Arta Berisha jo vetëm që na kanë bërë krenar. Ata kanë demonstruar që tashmë Kosova ka njerëzit e vet që askush nuk i nënshtron. Ky megjithatë është një moment krenarie. Për shkak se kjo luftë do të fitohet nga treshja e dorëhequr dhe sakrifikuar për protestë.

Ndërsa kjo do të mbetet një ndër momentet më të liga të Albin Kurtit. Kur ai, bashkë me shokët, një grup shumë i vogël e i ngushtë, tentuan të kontrollojnë institucionin publik të pavarur RTK ashtu sikur askush nuk do të kishte paramenduar që do të ndodhte.

Nga kush i gjithë ky zullum? Nga Albin Kurti që na premtoj diçka krejt tjetër. RTK ka ekspozuar momentet më të liga të Albin Kurtit fatkeqësisht, por askush nuk do të mund të ndalojë luftën për liri të institucioneve publike. Koha është aleati në anën e publikut.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Shenoll Muharremi
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Dardani Konstantini i Madh me dekret e zyrtarizoi krishterimin dhe e bëri ditën e diel pushim

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit
Armenia dhe Azerbajxhani do të mbajnë bisedime për paqe në Uashington
Lushaku: Presim emër të pranueshëm nga të gjithë për kryeparlamentar
Libanezët ikin në Siri nga sulmet ajrore izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?