By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Australi, program kundër izolimit social
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Australi, program kundër izolimit social
Rajon / Botë

Australi, program kundër izolimit social

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 7:22 PM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn të Australisë po përpiqet t’i trajtojë këto dy probleme, duke mbledhur ata që duan të mësojnë të gatuajnë dhe ofruar kurse trajnimi për një buxhet të përballueshëm.

Nga jashtë duket si një bibliotekë e zakonshme, por brenda ndodhet një dhomë ku nuk duken librat. Dhjetëra njerëz po mësojnë në atë dhomë. Biblioteka ofron kurse gatimi me kosto të përballueshme përveç një dreke falas në fund të ditës.

Gloria Khoury merr pjesë rregullisht në klasat e trajnimit dhe përveç të mësuarit për të gatuar me një çmim të arsyeshëm, ajo është gjithashtu këtu për të bërë miq të rinj.

“Isha e vetmuar dhe doja të lidhesha me njerëz të tjerë. Ndonjëherë na duhet një vend ku mund të ndërveprojmë me njerëz të tjerë dhe për të kaluar një kohë të mirë së bashku”, thotë zonja Khoury.

Edhe pjesëtarët e tjerë të klasës i vlerësojnë njohjet e reja.

“I largon njerëzit nga izolimi dhe ndihmon tek shëndeti mendor. Kemi një grup vërtet të mirë pjesëmarrësish”, thotë Nigel Pernu, krijuesi i programit “Cook to Connect”.

“Kam takuar shumë njerëz nga vende të ndryshme, gjë që e bën programin shumë interesant”, thotë pjesëmarrësja Wain Wan Lee.

Organizatorët e kursit të gatimit duan që pjesëmarrësit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ndërsa mësojnë gatime të reja. Trajnimi ofron gatimin e ushqimeve të përballueshme ndërsa është rritur kostoja e jetesës.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, përpiqemi t’i mësojmë pjesëmarrësit si të gatuajnë ushqime të përballueshme”, thotë zoti Pernu.

“Pasiguria ushqimore është një problem kyç për momentin. Shumë australianë përpiqen të kursejnë çdo dollar që kanë”, thotë dietologia Jane Duyker me programin “Cook to Connect”.

Ky program e trajton çështjen në nivel lokal, por veprimtarët thonë se kjo përpjekje duhet të zgjerohet.

“E drejta për ushqim, për një dietë dinjitoze, të përballueshme dhe të shëndetshme është një e drejtë njerëzore dhe kjo është përgjegjësi e çdo niveli të qeverisjes”, thotë Dr. Olivia Ball, anëtare e asamblesë bashkiake të qytetit të Melburnit.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

TAGGED: #Australi, #Izolimi social, #Program
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Binjakëzohen dy shoqatat e shoqërimit të kafshëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times November 18, 2023
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi sulmin me dronë në qytet
Organizohet sezoni pranveror 2022/23 i ligës së përbashkët Kosovë Shqipëri në pingpong
Abdixhiku i reagon Aliut: Kosova është e përhershme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?