Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025 janë “një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet”.
Haradinaj në konferencë për media tha se koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30 tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.
Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë asnjë qeveri me i rëndua raportet e Kosovës me aleatët edhe rrugën e vendit Euro-Atlantike.
“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri, se nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, se është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta ktheje prapa e ta stagnoje zhvillimin e vendit. Ne nuk e lejojmë asnjë qeveri që me rëndua raportet tona me aleatët dhe rrugën tone euroantlantike, që nuk lë askënd të kthejë mbrapa Kosovën, për ta ndarë zhvillimin e vendit. Nuk do ta lejoj askënd, sikurse po bën Qeveria Kurti, që po bën kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj premtoi se si koalicion do t’ia kthejnë Kosovës zhvillimin, rrisin pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat. Ai premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mestare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.
E deri në fund të mandatit 2028, ai tha se paga minimale do të jetë 1000 euro.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka rritur pagat për një mandat qeverisës.
“AAK-ja me partnerët e saj si Nisma, Konservatorët dhe E-30 janë bërë bashkë të përballen me këtë qeveri, që ka shkelur mbi çdo vlerë, dhe ka thyer e nënçmuar besa edhe shpifur për vlerat kombëtare. Që ka tradhtuar besimin e qytetarit, i ka tradhtua të varfrit dhe diasporën.
Jemi bashkuar për të rritur pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat të cilat rëndojnë mbi qytetarët e Kosovës. Nuk do të ketë page mesatare nën 1000 euro dhe nuk do të ketë page nën 500 euro. Dhe deri në fund të mandatit të qeverisë, të vitit 2028, paga minimale do të jetë 1000 euro.
Kurti nuk e ka bërë këtë, me fillimin e mandatit dhe është mandati i dytë qeverisës, nuk i ka rritur pagat. Me siguri Kurti ka skenarin me I rrit pagat në javën e fundit para zgjedhjeve. I bëjë thirrje Kurtit, të paktën ti rrit pa hyrë në dimër. Sepse katër vite I ka lënë pa rritje pagash. Jo, ti mashtrojë njerëzit këtë mënyrë dhe në fund ti poshtërojë me një rritje në ditën e zgjedhjeve apo prag të zgjedhjeve”, vijoi Haradinaj.
Haradinaj ka thënë po ashtu se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për siç tha ai “fushatat linçuese të Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.