By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dronët e luftës në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dronët e luftës në Ukrainë
Rajon / Botë

Dronët e luftës në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 11:39 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Fluturaket pa pilotë janë bërë pa dyshim zhvillimi më i rëndësishëm teknologjik i konfliktit modern. Ju njoftojmë me disa prej dronëve që dihet se po përdoren mbi fushëbetejat e Ukrainës.

Aerorozvidka R18

Oktokopteri R18, prodhim ukrainas, është i dizajnuar apostafat për të lëshuar bomba. Dronit i janë hequr të gjithë përveç komponentëve të domosdoshëm, për të maksimizuar kapacitetin e tij për ngarkesa deri në 5 kilogramë. Ai nuk ka as këmbë për zbritje, që do të thotë se i duhet një platformë speciale për t’u ngritur në ajër dhe një njeri që do ta kapte gjatë zbritjes.

R18 mund të fluturojë pa drita në errësirë për fshehtësi maksimale, teksa përdor kamera termale për t’i vërejtur trupat dhe automjetet e armikut. Videot e xhiruara nga oktokopteri shfaqin tanket ruse duke u shkatërruar nga granatat e lira që mund të përshkojnë blindën.

Fluturaket me tetë helika, siç është oktokopteri R18, janë më të qëndrueshëm sesa kuadkopterët më të zakonshëm. Edhe nëse i dështon apo i shkatërrohet një motor, oktokopteri mund të vazhdojë të fluturojë.

Njëzet njësite që drejtojnë dronët R18 raportohet të jenë në vijat e frontit të luftës në Ukrainë.

Kvazimachta

Ky dron jovdekjeprurës, të cilin Rusia e quan “sistem për ngritje të harduerit”, është i dizajnuar për të qëndruar pezull në ajër dhe nuk mund të shkojë më larg se gjatësia e kabllos elektrike të lidhur me një qendër komande në tokë, e cila i jep rrymë dronit. Kjo lidhje kufizon lartësinë e fluturimit të kuadkopterit, me madhësi të një tavoline kafeje, në rreth 70 metra, por i mundëson atij të rrijë pezull në ajër për një periudhë prej tri ditësh, para se të detyrohet të zbresë në tokë për mirëmbajtje.

Kvazimachta posedon një kamerë dhe harduer telekomunikimi, të cilat i mundësojnë atij të shërbejë si një lloj “direku” në ajër, i cili mund të zhvendoset shpejt dhe është më pak i cenueshëm nga sulmet e artilerisë sesa një kullë telekomunikimi.

DJI Mavic

Prodhuesi kinez i dronëve, DJI, i krijon dronët e tij kryesisht për filmbërësit dhe fotografët, por që të dyja palët në luftën në Ukrainë i përdorin fluturaket e DJI-së për vëzhgim, për korrigjim të artilerisë dhe për hedhje të granatave të vogla kundër personelit ushtarak.

Droni më i fundit i serisë Mavic (në foto) është i pajisur me një objektiv telefotografik të cilësisë së ulët, i cili mundëson vëzhgim nga largësia e konsiderueshme, dhe me një objektiv më cilësor me kënd të gjerë. Kuadkopteri është i aftë të bartë dhe të hedhë granata që aktivizohen nga kontakti.

Por, versionet komerciale të këtyre dronëve vijnë me një rrezik të lartë për operatorët në situata konflikti. DJI, prodhuesi i dronëve, po ashtu shet një sistem radari, të krijuar posaçërisht për zbulimin e fluturakeve të DJI-së. Përdoruesit e radarit kundër dronëve, Aeroscope, mund ta përcaktojnë vendndodhjen e saktë dhe shtegun e fluturimit të një fluturakeje të prodhuar nga DJI, si dhe të zbulojnë vendndodhjen e personit që e komandon atë, që do të thotë se artileria mund t’i sulmojë shpejt dhe me precizitet pilotët e dronëve, edhe nëse ata janë duke u fshehur.

Një vullnetar ukrainas ka thënë për Radion Evropa e Lirë në korrik se sistemi i detektimit Aeroscope besohet të jetë në përdorim nga forcat ruse. Vullnetari ka thënë se “fatkeqësisht, ekzistojnë raste” të vrasjes së ukrainasve nga artileria, me ndihmën e radarit.

DJI ka ndërprerë shitjen e dronëve të tij në Ukrainë dhe në Rusi, por importimi i lehtë nga vendet fqinje e ka bërë këtë hap kryesisht simbolik.

Orlan-10

Dronët rusë me formë aeroplani katapultohen në ajër, dhe mbahen lart deri në 16 orë me ndihmën e një motori të zhurmshëm me naftë. Dronët me krahë të palëvizshëm përdorin kamera dhe sensorë kryesisht për të korrigjuar sulmet e artilerisë dhe për të vërejtur lëvizjet e armikut, por fluturaket janë parë duke lëshuar bomba të vogla nga portat nën krahët e tyre.

Fluturaket Orlan po ashtu raportohet të jenë të aftë t’i bllokojnë valët nga kullat e operatorëve të telefonisë mobile dhe t’i “bombardojnë me SMS” trupat e armikut. Që nga viti 2014, ushtarët ukrainas në front, të cilët luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë pranuar mesazhe me tekst që i kanë nxitur ata t’i dorëzojnë armët.

Bayraktar TB2

Dronët e prodhuar në Turqi fillimisht ishin parë si vendimtarë për Ukrainën, kur videot i shfaqën fluturaket Bayraktar duke shkatërruar armatim të rëndë rus me “mikromunicione”, me madhësi të një shkopi bejsbolli, gjatë ditëve të para kaotike të pushtimit rus.

Një këngë për dronët Bayraktar u bë melodi e popullarizuar për muzikantët në rrugët e Ukrainës, ndërsa qytetarët evropianë grumbulluan para për të furnizuar Ukrainën me më shumë fluturake të tilla. Por, teksa pushtimi rus u ngadalësua dhe u vendosën mbrojtje ajrore në zonat e okupuara, dronët u bënë gjithnjë e më të cenueshëm. Fluturaket e zhurmshme, me madhësi të aeroplanëve Cessna, mund të vërehen lehtë nga radari dhe janë të ngadalta, saqë mund të goditen pa shumë mund nga armët kundërajrore.

Në fillim të qershorit, pilotët luftarakë ukrainas nisën t’i përshkruanin dronët Bayraktar si “pothuajse të padobishëm”, ndërsa ata tani raportohet se përdoren kryesisht për misione speciale vëzhguese në distancë të largët.

Kronshtadt Orion

Orioni rus ka një siluetë të ngjashme me dronin luftarak Reaper, që prodhohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një bisht i dallueshëm në formën e shkronjës V redukton gjurmët e fluturakes në radar, ndërsa krahët e tij të hollë prej 16 metrash janë mjaftueshëm të ngushtë për të siguruar shpenzim efikas të karburantit, për fluturim deri në 24 orë. Fluturaket janë xhiruar duke hedhur raketa ajër-ajër.

Dronët Orion kanë kryer disa sulme ndaj automjeteve ukrainase në javët pas pushtimit të shkurtit, por një i tillë është rrëzuar nga forcat ukrainase në prill, që vëzhguesit thonë se i ka dhënë një goditje të fortë taktikave ruse.

Switchblade 300

“Dronët vetëvrasës” të prodhuar në SHBA peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe i tërë sistemi mund të bartet në një çantë shpine. Dronët Switchblade nisen nga një tub si mortaja, e cila i hedh ata në ajër para se t’i hapin krahët dhe t’i ndezin helikat.

Fluturaket Switchblade përdorin xhirime të drejtpërdrejta për të vënë në shënjestër objektiva deri në 10 kilometra larg, me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë. Bombarduesit e vegjël janë të pajisur me raketa me madhësi të një granate, që mund t’i vrasin luftëtarët armiq dhe t’i dëmtojnë automjetet e blinduara.

Në tetor, Irani prezantoi atë që duket të jetë një kopje e drejtpërdrejtë e dronit Switchblade.

Geran-2

Dronët vetëvrasës me emër rus, të prodhuar në Iran, lëshohen në “tufa” të vogla prej pesë apo më shumë, që mund të mjaftojnë për t’i lodhur disa mbrojtje ajrore. Bombat fluturuese tronditën botën kur disa prej tyre ranë në Kiev në mesin e tetorit, në sytë e gazetarëve ndërkombëtarë, duke vrarë të paktën pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe bashkëshortin e saj.

Menjëherë pas sulmeve të tmerrshme të tetorit, Ukraina pranoi sisteme të avancuara perëndimore të mbrojtjes ajrore. U nis, po ashtu, një fushatë për grumbullim fondesh në Republikën Çeke, për blerjen e armëve mobile kundërajrore, veçanërisht për t’u përdorur nga ukrainasit kundër dronëve vetëvrasës.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liverpool ‘shkel’ West Hamin, e mbyll vitin në krye të Premier League-s

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Kompanitë maqedonase në pritje të huas hungareze
Putin: NATO-ja po merr pjesë në konfliktin në Ukrainë
Avokati Gashi: Aspak lajm i mirë largimi i Emersonit
“Strawberries Arnaud” është ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë me vlerë 1.4 milionë dollarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?