By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan
Rajon / Botë

Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 6:16 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë të martën për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për retorikën secesioniste dhe veprimet të Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë.

“Janë mbajtur takime me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, të cilat përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”, tha Qeveria amerikane për vizitën e shefit të CIA-s.

Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuvo.

Xhuvo tha për REL-in se “bëhet fjalë për një vizitë për të cilën është rënë dakord më herët”, dhe se Burns ka shprehur mbështetjen e tij “për bashkëpunimin e agjencive, por edhe me shtetin e Bosnje e Hercegovinës (BeH)”.

Shefi i diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq tha për REL-in se vizita e “njërit prej njerëzve kyç të administratës amerikane tregon përkushtimin e SHBA-së, si dhe se BeH është në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të SHBA-së, gjë që është shumë e rëndësishme për BeH”.

“Në takim morëm edhe një herë konfirmimin e mbështetjes së plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH dhe dënimin e mesazheve dhe lëvizjeve separatiste” tha ai.

Ai tha se nuk mund të komentojë gjithçka që u diskutua, por shtoi se “është dërguar një mesazh universal. Mesazhet e administratës amerikane janë shumë të qarta dhe vetë ardhja e tij, mbi të gjitha, simbolizon dhe dëshmon se partneri ynë i politikës së jashtme është ende i përkushtuar për Bosnje e Hercegovinën”.

Një ish-diplomat dhe ish-ambasador në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden e emëroi atë në pozicionin e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

Burns u betua si drejtor i CIA-s në mars 2021, duke u bërë diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor. Presidenti Biden e promovoi atë në kabinet në qershor 2023.

Ai ka shërbyer gjashtë presidentë dhe administrata (të të dyja palëve) gjatë gati katër dekadave të shërbimit publik në diplomaci dhe inteligjencë. Ai është vetëm diplomati i dytë në histori që u bë zëvendëssekretar i Shtetit. Ai ishte gjithashtu ambasador i SHBA në Rusi dhe në Jordani.

Pasi u tërhoq nga shërbimi diplomatik në fund të vitit 2014, Burns shërbeu si president i Carnegie Endowment for International Peace.

Ai ka diplomuar për histori nga Universitetin LaSalle, dhe ka master dhe doktoraturë për marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit.

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ishte i fundit nga kjo agjenci që e vizitoi Sarajevën, pas vizitës së tij më 2016.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Zjarr në një dyqan në Meksikë. Më shumë se 20 të vdekur

TAGGED: #Milorad Dodik, #William Burns
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në SHBA: Kosova model për menaxhimin e krizave ekonomike

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
NYT: Trump mban anën e Rubios gjatë përplasjes së tij në Shtëpinë e Bardhë me Musk
Trump deklaron sërish se dëshiron të takojë Putinin
Pilotët e F16-shave stërviten për t’i ruajtur qiejt e NATO-s
Chelsea tejkalohet nga PSG e Arsenal në garën për Osimhen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?