By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si mund t’i luftojë OBSh-ja pandemitë në të ardhmen?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Si mund t’i luftojë OBSh-ja pandemitë në të ardhmen?
Shëndetësi

Si mund t’i luftojë OBSh-ja pandemitë në të ardhmen?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 11:45 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) po zhvillon bisedime lidhur me disa rregulla të reja për mënyrën se si luftohen pandemitë. Kjo organizatë synon që deri në maj të vitit 2024 ta ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që do të miratohej pastaj nga 194 vendet anëtare të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Arritja e një marrëveshjeje të re është prioritet për shefin e OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë mandatit të tij të dytë pesëvjeçar si kryesues i agjencisë ndërkombëtare të shëndetësisë.

Kjo marrëveshje ka për synim forcimin e mbrojtjes botërore kundër patogjeneve të reja, pasi pandemia COVID-19 la më shumë se 6.5 milionë njerëz të vdekur, sipas OBSh-së.

Agjencia globale e shëndetësisë po përballet me thirrje për reforma pasi një panel i pavarur e përshkroi atë si të “pafuqishme” ndaj COVID-19 shkaku i mundësive të kufizuara për hetimin e përhapjes së virusit dhe koordinimin e masave kufizuese.

Çka është i ashtuquajturi Traktat i Pandemisë?

OBSh-ja tashmë ka rregulla ligjërisht të obligueshme, të njohura si Rregullativa Ndërkombëtare e Shëndetësisë (2005), që përcaktojnë detyrimet e shteteve kur kriza të shëndetit publik kanë potencialin të kalojnë përtej kufijve të tyre. Këto rregulla përfshijnë këshillimin me OBSh-në menjëherë kur të ketë emergjenca shëndetësore, si dhe masa kufizimi për tregti dhe udhëtim.

Të miratuara pas shpërthimit të virusit SARS më 2002 dhe 2003, këto rregulla ende cilësohen si funksionale për epidemi regjionale si Ebola, por kritikohen si joadekuate për pandemitë globale.

Propozimet e sugjeruara për këtë marrëveshje përfshijnë ndarjen e të dhënave dhe sekuencave gjenomike të viruseve të reja me OBSH-në, si dhe rregulla që sigurojnë shpërndarje të drejtë të vaksinave.

Vendet anëtare u pajtuan në korrik se marrëveshja e re duhet të jetë ligjërisht e obligueshme. Një tjetër takim kyç është planifikuar të zhvillohet në dhjetor.

Ky do të ishte pakti i dytë i tillë shëndetësor, pas Konventës së vitit 2003 për Kontrollin e Duhanit, i cili synonte të ulë konsumin e duhanit përmes taksave dhe rregullave për etiketa dhe reklamime.

Çka mendojnë vendet për këtë marrëveshje?

Bashkimi Evropian e ka propozuar këtë marrëveshje dhe shihet si mbështeti më i madh i saj. Vendet në zhvillim duan t’i përdorin këto negociata si mundësi për të siguruar qasje më të mirë në vaksina, pas pretendimeve për “aparteid vaksinash” nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros.

Vendet anëtare do t’i japin komentet e tyre të para për draftin e marrëveshjes në mbledhje publike përgjatë 5 dhe 7 dhjetorit. Meqë janë të përfshira një numër i madh i shteteve, arritja e një marrëveshjeje pritet të jetë e ndërlikuar.

Si do të funksiononte?

Ende nuk është e qartë se si do të përshtaten mes vete rregullat e vendosura në vitin 2005 dhe ato të përcaktuara nga marrëveshja e re.

Një sugjerim është se ato duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën në atë mënyrë që rregullat ekzistuese të aplikohen për viruset lokale, ndërsa rregullat e reja të aplikohen kur OBSh-ja të shpallë një pandemi – gjë që për momentin nuk ka mandat ta bëjë.

Mbetet të shihet nëse negociatorët do të përfshijnë në këtë marrëveshje edhe sanksione të ndryshme si masa për t’u siguruar që do të ketë respektim të rregullave nga vendet anëtare.

Në çfarë reforma të tjera po punohet?

Aktualisht po zhvillohen edhe negociata të ndara për shqyrtimin e rregullave të vendosura në vitin 2005, pasi janë dorëzuar disa propozime nga ShBA-ja, BE-ja dhe dhjetëra shtete të tjera, sipas diplomatëve.

Propozimet e Uashingtonit kanë për synim përmirësimin e transparencës dhe ofrimin e një qasjeje më të shpejtë të OBSh-së në vendin ku përhapet një virus. Disa diplomatë kanë thënë se këto propozime mund të jenë më ambicioze se që duhet, pasi që priten kundërshtime nga Kina dhe shtete të tjera me arsyetime të bazuara në ruajtjen e sovranitetit kombëtar.

Kina kishte lejuar në ekip ekspertësh, të drejtuar nga OBSh-ja, ta vizitojë epiqendrën e COVID-19 në Wuhan, por OBSh-ja thotë se Kina ende po i mban sekrete disa të dhëna të rëndësishme nga rastet e para me COVID-19, që do të mund të ofronin të dhëna për origjinën e virusit.

You Might Also Like

Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët

IKSHPK: 23 raste të infektuar me fruth gjatë muajit maj

Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale

Pajisjet dhe miopia: oftalmologët shpjegojnë pse lodhja dixhitale është e dëmshme për shikimin tuaj

OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse serbët e sotëm janë gjenetikisht (shumë) larg serbëve dhe sllavëve mesjetarë?

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS
Rusia synon të largohet nga OSBE-ja
Policia në veri me konferencë të jashtëzakonshme, gjetën një sasi të armatimit
Trepça pëson në Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?