By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“NIS-i ndan Beogradin nga Moska: Vuçiq: Nuk humbasim bankat për NIS – Kharçenko: Vendim politik”
October 2, 2025
Edhe një ditë kohë për të aplikuar subvencionim të teksteve shkollore
October 2, 2025
Covey: Thaçi djalë ambicioz, e kuptuam se ishte vetëm urëlidhëse me UÇK-në
October 2, 2025
Fëmijë të varrosur nën rrënojat e shkollës për ditë të tëra, pesë prej tyre nxirren të gjallë
October 2, 2025
“Qetësohuni dhe mos u frikësoni” Një ditë pas paralajmërimit të Trump: Putini e bëri KËTË në të 11 zonat kohore ruse
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Sa herë punojmë bashkë me ShBA-të, shteti ynë përfiton
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Osmani: Sa herë punojmë bashkë me ShBA-të, shteti ynë përfiton
Uncategorized

Osmani: Sa herë punojmë bashkë me ShBA-të, shteti ynë përfiton

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 12:21 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja për objektivat zhvillimore me USAID-in, në vlerë prej 34,5 milionë dollarësh është edhe një rinkonfirmim i vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

“Secila nismë dhe secili sukses që në qendër ka përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve tona demokratike e llogaridhënëse, ka po ashtu gjurmët e SHBA-së. E sot nuk është aspak ndryshe“, tha presidentja Osmani, në një deklarim për media bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Sipas presidentes, amandamenti i marrëveshjes për grantin për objektivat zhvillimore, në një vlerë shtesë prej 34,5 milionë dollarësh, i cili në total të marrëveshjes arrin 142,6 milionë dollarësh, do të mbështesë projekte që synojnë shërbime më të mira për qytetarët nga institucione llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes si dhe rritje të mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Në këtë mënyrë ne nuk po ndërtojmë vetëm institucione më të forta e më të qëndrueshme, por edhe një shoqëri më të drejtë e më të barabartë për të gjithë. SHBA kanë qenë dhe mbeten një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës. Krahas mbështetjes financiare populli amerikan ndër vite ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, por mbi të gjitha një partneritet të ndërtuar në besim të ndërsjellë. Besim në një Kosovë, që në çdo vendim të saj ka popullin e saj”, tha Osmani.

Ajo falënderoi ambasadorin Hovenier dhe përfaqësuesen e USAID-it, Mary Elieen Devitt, në emër të qytetarëve të Kosovës dhe u shprehu mirënjohjen e thellë për këtë angazhim të pandërprerë të institucioneve dhe popullit amerikan.

“Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku, duke forcuar edhe më tej lidhjet tona dhe bashkëpunimin tonë, e duke krijuar mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës. Këto nisma të përbashkëta janë deklarimi i fuqisë së bashkëpunimit tonë dhe një garanci për një të ardhme të ndritur për vendin tonë. Sa herë punojmë bashkë me SHBA-të qytetarët tanë dhe shteti përfiton”, nënvizoi Osmani.

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë 34.5 milionë dollarë

Presidentja Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier.

You Might Also Like

Ismaili prezanton projektet për Kolovicën e Prishtinës

Kastrati: Gjendja e pensionistëve në Kosovë nuk është e mirë

Ambasadori Orav takon Radoniqin, temë roli i KQZ-së në zgjedhjet e 12 tetor

Qelaj: Mungesa e Kuvendit, sfidë kryesore për institucionet e Kosovës

Kurti: Lëvizja studentore e 1 tetorit 1997, një etapë kyçe drejt çlirimit

TAGGED: #Jeff Hovenier, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Bayern Munich ‘blindon’ edhe Upamecano-n

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Rusi arrin rekord në 25 vjet
OVL UÇK: Dëshmitë serbe në Hagë, arsye shtesë për protestë
Policia me masa të shtuara për sigurinë në trafik në Prishtinë
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në pjesë të rajonit rus Voronezh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?