By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina shënjestron sistemet S-300 të Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina shënjestron sistemet S-300 të Rusisë
Rajon / Botë

Ukraina shënjestron sistemet S-300 të Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 2:23 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rostovit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më 21 gusht.

Ky njoftim vjen në kohën kur Rusia po tenton që të zmbrapsë inkursionin që Ukraina nisi dy javë më parë në rajonin rus të Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Ukraina thotë se ka marrë nën kontroll më shumë se 1.260 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime. Udhëheqja ukrainase ka thënë se inkursioni synon krijimin e një zone neutrale brenda Rusisë, me qëllim që të mbrojë civilët ukrainas nga granatimet ruse përtej kufirit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet ndaj kompleksit të raketave të llojit S-300 afër vendbanimit të Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit u mkrye nga njësitë detare të ushtrisë. Sipas Shtabit po vlerësohen pasojat e këtij sulmi.

“Pushtuesit rusë po ashtu përdorin raketa S-300 për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke terrorizuar popullatën civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Ndaras, guvernatori rajonal i Rostovit, tha se një raketë ukrainase është rrëzuar mbi rajon. Ai nuk dha më shumë detaje.

Sulmet ukrainase në bazën ushtarake ruse vijnë në ditën kur autoritetet në Moskë kanë njoftuar për një sulm me dronë drejt kryeqytetit rus. Autoritetet ruse pretenduan se rrëzuan 11 dronë mbi Moskë. Ukraina, që përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, nuk ka komentuar për këto raportime.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

TAGGED: #Rusia, #Sistemet S-300, Ukraina
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nuk është ftuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Athinë, Von der Leyen kërkon riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Policia realizon 237 urdhëresa të gjykatës në Prishtinë
Bislimi s’e “duron” ftesën e Prokurorisë për Kurtin, thotë se po bëjnë fushatë
Horoskopi ditor për 21 Tetor 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?