By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Demokracia në Veprim’, gati për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘Demokracia në Veprim’, gati për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025
Lajme

‘Demokracia në Veprim’, gati për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 3:14 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, mirëpret vendimin e fundit të Presidentes së vendit për të caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm, si datë për zgjedhjet parlamentare.

“Ky vendim shënon po ashtu një hap pozitiv drejt sigurimit të përmbushjes së mandatit të plotë kushtetues të Kuvendit, pas ndërprerjes së mandateve të të gjitha legjislaturave paraprake për shkak të zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’.

Si mision vëzhgimi, në funksion të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor, “Demokracia në Veprim” do të monitorojë në mënyrë aktive të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

“Vëzhgimi ynë gjithëpërfshirës do të mbulojë Ditën e Zgjedhjeve – përmes vëzhguesve në terren sipas metodologjisë PVT; tërë procesin e numërimit, trajtimin e ankesave zgjedhore, si dhe periudhën e fushatës. Kjo përfshin vëzhgimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, monitorimin e financimit politik, identifikimin lajmeve të rreme dhe gjuhës nxitëse gjatë fushatës dhe monitorimin e mediave për të matur hapësirën që ato ofrojnë për subjektet politike, përfshirë kandidatet gra gjatë fushatës”, ”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’.

Ky proces zgjedhor pritet të sjellë risi të shumta, që burojnë nga ndryshimet e fundit në  legjislacionin zgjedhor, përfshirë rritjen e votës preferenciale nga pesë në 10 kandidatë, numërimin e votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit, si dhe mundësi të reja për të votuar nga ata që jetojnë jashtë vendit.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre ndryshimeve, ne i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të fillojë me fushata intensive për informimin dhe edukimin e votuesve. Për më tepër, ne u bëjmë thirrje edhe partive politike dhe kandidatëve të tyre që të marrin një rol më proaktiv në informimin e votuesve lidhur me ndryshimet e fundit. “Demokracia në Veprim” mbetet e përkushtuar për të kontribuar për një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë të punojë për të mbështetur dhe promovuar parimet demokratike gjatë tërë kësaj periudhe zgjedhore”, thuhet në komunikatën e ‘Demokracisë në Veprim’. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

TAGGED: #Demokracia në Veprim, #Zgjedhjet
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gruaja që “përkëdhel” baltën dhe krijon prej saj

Kosova Times Kosova Times April 10, 2023
Njësia K9 e Policisë së Kosovës, zë vendin e parë në garën rajonale
Haradinaj përmend tri objektivat në fazën e implementimit të marrëveshjes
BE-ja: Jemi në kontakt me Kosovën për tre serbët e arrestuar për krime lufte
Abazoviq: Krenarë me ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?