By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MKRS dorëzon kallëzim penal për rrënimin e kompleksit `Saraji i Vjetër’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > MKRS dorëzon kallëzim penal për rrënimin e kompleksit `Saraji i Vjetër’
Lajme

MKRS dorëzon kallëzim penal për rrënimin e kompleksit `Saraji i Vjetër’

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 3:31 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme “Kompleksi Saraji i Vjetër”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri Hajrulla Çeku në një konferencë për media. Ai ka thënë se veprimi i autoriteteve komunale përbën shkelje flagrante.

“Sot me Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit dhe drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vite dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro. Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Ai tutje ka thënë se puna e vetme që mund të kryhet në monumente të tilla është renovimi dhe atë mund ta bëjë vetëm Ministria e Kulturës, si organ kompetent.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, kemi lajmëruar organet e rendit, të cilat ndaluan punimet e rrënimit. Megjithatë, punimet tashmë kanë ndodhur dhe intervenimi i saj është i pamundur. E kemi kundërshtuar vendimin e komunës dhe jemi detyruar që të marrim hapin e radhës në bazë të ligjit. Ruajtja e trashëgimisë kulturore ‘Kompleksi Saraji i Vjetër’, shquhet si aset me vlera historike. Pas vlerësimit të dëmit të shkaktuar qëllimshëm, ne kemi bërë vlerësim dhe ndërtesat e ish-fabrikës janë rrënuar nëpërmjet mjeteve makinerike qe kanë shkaktuar dëm rreth 90 për qind. Kërkojmë rikthimin e asetit në gjendjen e mëhershme”, ka thënë Çeku.

You Might Also Like

Në Dukagjin po vazhdon restaurimi i kullave

Nis në Zurich Festivali `Zurich Shqip Up Comedy Festival`

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

TAGGED: #Kallëzim penal, #Kompleksi Saraji i Vjetër, #MKRS
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Punët elementare me rritjen më të lartë të pagave, nivelet e larta në stanjacion

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Zelensky njoftoi gatishmërinë e tij për të luftuar Rusinë pa Shtetet e Bashkuara nëse Trump vjen në pushtet
Përpilimi i listave nga partitë politike,me ndonjë përjashtim, është tallje me shtetin e Kosovës
Turi i ri i delegacionit te Vuçiqit në OKB
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?