By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disa lagje të Prizrenit ngelin pa ujë deri në 9 orë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Disa lagje të Prizrenit ngelin pa ujë deri në 9 orë
Lajme

Disa lagje të Prizrenit ngelin pa ujë deri në 9 orë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 9:28 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Disa lagje dhe fshatra të komunës së Prizrenit janë duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Një ndër shkaqet kryesore mbetet rënia e nivelit të ujit në burime, keqpërdorimet dhe ndërhyrjet e paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Është përkeqësuar furnizimi me ujë i banorëve të komunës së Prizrenit, pas shumë ditëve me temperatura të larta. Në lagjen më të madhe të kësaj komune atë të “Bajram Curri” reduktimet e ujit të pijshëm shkojnë deri në nëntë orë.

“Në familjen time dhe në përgjithësi në lagje, nuk kemi ujë prej orës 10 deri në orën 7 të mëngjesit. Shqetësimet janë shumë të mëdha nga familja, banorët e lagjes dhe kurbetçinjtë të cilët janë me pushime, sepse ata po vijnë për pushime dhe ujë nuk ka, janë dasmat, janë problemet e tjera, mundet edhe ndonjë zjarr apo diçka të tillë e ujë nuk ka”, tha Dashmir Susuri – banor i lagjes “Bajram Curri”.

Rregullisht me ujë të pijshëm nuk po furnizohet edhe kopshti me mbi 150 fëmijë i kësaj lagje, ndonëse akoma nuk po punon me orar të plotë. Shqetësimi i tyre është nëse kjo gjendje do të jetë edhe në muajin shtator.

“Për momentin jemi me orar të shkurtuar dhe nuk po e vërejmë shumë mungesën e ujit, mirëpo prej shtatorit e kemi planin të fillojmë me orar të plotë, atëherë ka mundësi të kemi vështirësi, sepse kemi pjesën e kuzhinës dhe pjesën e lavanderisë dhe kemi nevojë më tepër për furnizim me ujë”, thotë Driton Susuri, Drejtor i kopshtit në lagjen “Bajram Curri”.

Sipas përfaqësuesit të lagjes Pelivan Pulaj, gjendja është e keqe, pasi në këtë lagje janë edhe tri shkolla të mesme.

“ Për momentin është shumë keq, pasi këtu i kemi edhe tri shkolla dhe një çerdhe, nëse vazhdon e na zë shtatori, besoj se do të jetë edhe më keq për lagjen, është mbi 230 shtëpi edhe objekte. Hidroregjioni” na ka premtuar se nuk do të ketë reduktime, por prapë po vazhdojn딓, tha Pulaj.

Në një përgjigje elektronike kryeshefi ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” Fadil Berisha sqaron se, rritja enorme e konsumit, rënia e nivelit të ujit në burime, ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, defektet në rrjet, ndërhyrjet e paautorizuara dhe dëmtimet e ujëmbledhësve, janë arsyet kryesore të gjendjes në terren.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët

Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore

Moti sot, i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

TAGGED: #Prizreni, #Ujë
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani udhëton në Uashington, pjesë e aktiviteteve të Samitit të NATO-s

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
“Talia e Flakës 2024”, mbrëmë solli “Grafitet” e Teatrit të Preshevës
Politikani serb: Shërbimi sekret rus dhe Kisha Ortodokse e Serbisë duan t’i prishin zgjedhjet në Mal të Zi
Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump
Aktgjykimi për ‘Thaçin e tjerët’, i shkallës së parë, shpallet vitin tjetër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?