By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump mban tubimin e parë në ambient të hapur që pas atentatit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump mban tubimin e parë në ambient të hapur që pas atentatit
Rajon / Botë

Trump mban tubimin e parë në ambient të hapur që pas atentatit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 5:19 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Ish-Presidenti Donald Trump mbajti në Karolinën e Veriut tubimin e tij të parë në një mjedis të hapur që pas atentatit ndaj tij muajin e kaluar dhe u përqendrua tek siguria kombëtare.

Zoti Trump ka bërë këtë javë fushatë në shtete që janë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, në përpjekje për ta larguar vëmendjen nga demokratët dhe Kuvendi i tyre Kombëtar në Çikago.

“Pas 76 ditësh do të fitojmë në këtë shtet dhe do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë”, tha zoti Trump duke folur në Muzeun e Aviacionit të Karolinës së Veriut, në një podium të rrethuar me xhama antiplumb që formonte një mur mbrojtës përgjatë skenës.

Snajperët ishin pozicionuar përreth skenës.

Aleatët e kanë nxitur zotin Trump që të përqendrohet tek politikat dhe të mos bëjë sulme personale ndaj Nënpresidentes Kamala Harris. Ish-Presidenti shoqërohej nga kandidati i tij për nënpresident, senatori JD Vance, i cili e portretizoi zonjën Harris si një kandidate të përzgjedhur nga figurat me ndikim të Partisë Demokrate dhe jo nga zgjedhësit dhe kritikoi kandidatin e saj për nënpresident, Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, përpara se zoti Trump të dilte në skenë.

Zoti Vance i përqendroi kritikat tek shërbimi ushtarak i zotit Waltz, duke përsëritur se ai e ka shtrembëruar informacionin për shërbimin si anëtar i Gardës Kombëtare dhe ishte tërhequr nga ushtria para se njësia e tij të shkonte në Irak.

Në një shenjë të rëndësisë së Karolinës së Veriut në zgjedhjet e këtij viti, vizita e zotit Trump ishte e dyta në këtë shtet brenda disa ditësh. Të mërkurën e kaluar, ai mbajti atje një fjalim për ekonominë.

Ish-Presidenti fitoi Karolinën e Veriut me një diferencë relativisht të thellë në vitin 2016. Katër vjet më parë, në 2020, ai fitoi përsëri por me një rezultat shumë të ngushtë dhe këtë vit ky shtet konsiderohet përsëri si vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

TAGGED: #Donald Trump
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken thotë se Kina premtoi se nuk do t’i dërgojë armë vdekjeprurëse Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Bota regjistron marsin më të nxehtë në histori
AUV përfiton 5.8 milionë dollar pajisje laboratorike nga Banka Botërore
Konjufca priti në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”
Krasniqi e Orav flasin çështje të interesit të përbashkët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?