By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria miraton aplikimet për investime strategjike në infrastrukture përmes kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria miraton aplikimet për investime strategjike në infrastrukture përmes kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor
Lajme

Qeveria miraton aplikimet për investime strategjike në infrastrukture përmes kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/23 at 4:02 PM
Kosova Times Published August 23, 2024
Share
SHARE

Kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e trembëdhjetë e Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilën u shqyrtuan aplikimet për raundin e radhës të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor apo WBIF.

“Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor ka hapur dy thirrje: për raundin 31-të të granteve të asistencës teknike dhe për raundin 10E të granteve investuese. Sot do të miratojmë aplikimet për thirrjen e hapur për grantet e asistencës teknike, që do të shfrytëzohen për të përgatitur dhe ndihmuar zbatimin e investimeve infrastrukturore”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij hyrëse.

Njëkohësisht, shtoi se burimi i financimit të projekteve infrastrukturore përmes mekanizmit të WBIF, do të jetë nga Plani i Rritjes dhe aprovimi i thirrjeve në fushat e energjisë, transportit, infrastrukturës digjitale dhe kapitalit njerëzor, do të jetë sipas përmbushjes së reformave të cilat institucionet tona i kanë dakorduar me Komisionin Evropian në kuadër të Agjendës së Reformave për Planin e Rritjes së BE-së.

“Kosova është në proces të finalizimit të procesit të negocimit të agjendës së reformave, proces ky në të cilin jemi ndër shtetet e vetme të rajonit për të mos thënë i vetmi që kemi respektuar të gjitha afatet shumë ambicioze të caktuara nga BE-ja qysh nga fillimi. Në javët në vijim presim që procesi të përmbyllet me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjeve me BE-në për sa i përket instrumentit të ri si dhe marrëveshjes së veçantë për huadhënie. Pas kësaj pres nga të gjitha institucionet përgjegjëse të mbajnë këtë ritëm të respektimit të afateve në përmbushjen e objektivave, përkatësisht caqeve të përcaktuara në sektorët e tyre”, tha kryeministri.

Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm ishin dhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare e drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh

Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave

TAGGED: #Komisioni për Planifikim Strategjik, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times August 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident i rëndë në veri të Kosovës, makina e blinduar ku udhëtonin 8 zyrtarë del nga rruga, disa të plagosur

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
Në Serbi heshtin për këtë: Në një masakër brutale u vranë gati 60 anëtarë të së njëjtës familje, monstrat vranë barbarisht gra, fëmijë dhe pleq dhe më pas u përpoqën t’i mbulonin të gjitha…
Kanabisi për qëllime mjekësore hap debat të ashpër në Shqipëri
Kurti vizitoi fabrikën përfituese nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?