By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndihmës Sekretari Ruge i kërkoi përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndihmës Sekretari Ruge i kërkoi përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë
Lajme

Ndihmës Sekretari Ruge i kërkoi përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/24 at 6:01 PM
Kosova Times Published August 24, 2024
Share
SHARE

Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ka zhvilluar një turne në Ballkanin Perëndimor, ku përfshiu edhe një vizitë në Kosovë, përveç Bosnjës dhe Serbisë.

Gjatë një interviste për N1 të Serbise , Ruge konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në rajon, duke theksuar se “Ballkani mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s dhe nuk do të largohemi prej këtu.”

Ai sqaroi se qëllimi i vizitës së tij ishte të takohej me liderët politikë në Prishtinë, Sarajevë dhe Beograd, për të vlerësuar situatën politike dhe për të riafirmuar praninë dhe angazhimin e NATO-s në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi.

Në veçanti, Ruge nënvizoi rolin e NATO-s në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe përmendi mesazhin që i përcolli presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna në Kosovë në maj dhe shtator të vitit të kaluar ishte një temë kryesore e diskutimeve tona. Kërkojmë përgjegjësi të plotë për sulmet ndaj ushtarëve tanë, veçanërisht për ngjarjet në Banjskë,” deklaroi ai, duke shtuar se kjo çështje është e një rëndësie të madhe për NATO-n dhe do të ndiqet deri në fund.

Ruge, i pyetur për reagimin e Vuçiqit lidhur me sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s, tha se presidenti serb u shpreh se procesi gjyqësor në Serbi do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme.

Ai gjithashtu theksoi se mendimet e tij dhe të Vuçiqit nuk janë krejtësisht të ndryshme kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Ne mund të mos jemi plotësisht të një mendimi, por është e qartë se NATO do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë, me rreth 5 mijë ushtarë në terren, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të punuar me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë”, tha tutje.

Ruge foli edhe për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, duke theksuar partneritetin e gjatë dhe duke nënvizuar dëshirën që Serbia të luajë një rol konstruktiv edhe në Bosnje.

“NATO është një pjesë e rëndësishme e këtij rajoni, me praninë tonë në Bosnje dhe Kosovë, dhe marrëdhënie të forta me Serbinë. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet dhe jemi të përkushtuar për të punuar me partnerët tanë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan,” përfundoi Ruge.

Ndërsa për Bosnjën, Ruge bëri të qartë se NATO është e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, duke deklaruar se “Aleanca dhe aleatët e saj nuk do të tolerojnë asnjë përpjekje për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.”

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Kosova Times August 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

New York Times: Ka më shumë se 100 vende të dyshuara për armë kimike në Siri

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Grabiti filialin e bankës në shesh, arrestohet i dyshuari
Hargreaves takohet me Tërnaven, diskutojnë për adresimin e dhunës seksuale
Samiti BE-Ukrainë mbahet sot në Kiev
Haradinaj ngushëllon familjen Qerkini
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?