By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s
June 10, 2025
Të shtëna në një shkollë në Graz, të paktën pesë të vdekur. “Sulmuesi u gjet i vdekur në tualet”
June 10, 2025
Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve
June 10, 2025
Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve
June 10, 2025
Zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, shpallet Paqeruajtëse e Vitit në Gjermani
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të ylberit mbi Urë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në pritje të ylberit mbi Urë!
Opinion

Në pritje të ylberit mbi Urë!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 9:26 AM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Klasa e kusarëve politik, e njerëzve me ego të pashuar për pushtet dhe privilegje e dëmtuan të ardhmen e shumë gjeneratave, ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e lindjes, sa të tjerëve mërgimtarë ua pamundësuan realizimin e ëndrrave për kthim në atdhe.

Katër vite mashtrim, katër vite vendnumërim

Një pjesë e klasës së kusarëve të papërgjegjshëm dhe e pandërgjegjshëm politikë, si duket e kanë keq-kuptuar prezencën e madhe ndërkombëtare në vendin tonë, duke menduar se ne jemi qendra e universit dhe se krejt bota sillet rreth nesh!

Respektimi i miqve dhe aleatëve që na ndihmuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit është detyrim për ne. Respektimi i atyre që na ndihmuan të kthehemi në atdheun e çliruar atëherë kur na kanosej zhdukja fizike nga vrasjet dhe përndjekja gjatë luftës së fundit çlirimtare, është nder dhe jo servilizëm për ne.

Servilizëm është vënia me ose pa vetëdije në shërbim të interesave të të tjerëve pa i sjellë asnjë të mirë vendit dhe shtetit që përfaqëson. Servilizëm është kur në vend të koordinimit me aleatët për zgjidhjen e problemeve të hapura me fqinjin verior, e ndihmon këtë të fundit me prishje të raporteve me aleatët dhe sponsorët e shtetit të arritur me mund të madh dhe sakrifica të panumërta.

Kur drejtuesit politikë dhe ushtarakë i respektuan aleatët tanë, para dhe gjatë luftës, pas çlirimit dhe pas pavarësisë, ne e fituam luftën dhe ndërtuam institucionet e shtetit.

Kurse sot, 25 vjet pas çlirimit të vendit, si pasojë e mosrespektimit të miqve dhe aleatëve strategjik të Kosovës po e rrezikojmë jo vetëm veriun e vendit, por edhe ekzistencën e shtetit!

Nuk janë fjalët që flasin, janë rezultatet që i dhënë epilog këtij konstatimi; “Për katër vite qeverisje asnjë njohje ndërkombëtare për vendin tonë. Kurse dështimi i anëtarësimit në Këshill të Evropës paraqet kulmin e dështimit të diplomacisë kosovare”!

Nuk po ndalem në dështimet në rrafshin e politikës së brendshme, pasi ato janë të panumërta!

“Sukseset” në veri më shumë janë spektakulare sesa reale dhe substanciale. Pasi, shtrirja e sovranitetit në veri nënkupton integrimin e plot dhe jo parcial të serbëve të veriut. Nuk mund të bëhet fjalë për shtrirje të sovranitetit në veri pa inkasimin e faturave të rrymës dhe ujit nga serbët lokal. Sikurse që nuk mund të bëhet fjalë për shtrirje të sovranitetit në veri pa kthimin e shqiptarëve në banesat, shtëpitë dhe pronat e tyre.

Kur dështojnë spektaklet, marrin fund hipokrizitë e pushtetarëve

Ishte përgatitur gjithçka nga ana e pushtetarëve për hapjen spektakulare të Urës mbi lumin Ibër, e cila, megjithatë mbeti legjendë sikurse “Nusja e murosur”, në pritje të ‘fasadës së dytë’ apo të ylberit mbi urë!

Mbetet enigmë e madhe, se cili pushtet dhe cili kryeministër do ta ketë fatin ta presë shiritin e rihapjes së Urës kryesore në Mitrovicë!?

Deri atëherë Kosovën e presin punë të mëdha në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, pa të cilat, jo vetëm që nuk do të ketë përmbyllje të shtetësisë sonë, nuk do të kemi njohje të reja dhe as anëtarësim në KIE, BE dhe OKB.

Deri atëherë duhet të jemi bashkëpunues me BE-në dhe ShBA-në, falënderues dhe mirënjohës për ndihmën e pakursyer të tyre në çlirimin dhe pavarësimin e vendit, pa harruar as ndihmat e mëdha ekonomike dhe financiare në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Pa dhënien e dëshmive se Kosova është kthyer në rrugë të mbarë të kooperimit me aleatët e saj, heqja e sanksioneve mbetet vetëm një iluzion për kusarët politik që i rënduan jetën qytetarit të ndershëm të këtij vendi.

You Might Also Like

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj i gëzohet njohjes nga Kenia, kritikon Kurtin për “foren” e rusëve

Kosova Times Kosova Times March 26, 2025
Kosova e Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030
Gjermania do të mbyllë konsullatat iraniane pas ekzekutimit nga Teherani të shtetasit gjermano-iranian
Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Kremlini flet për vizitën e Putinit në Mongoli, e cila duhet ta arrestojë atë zyrtarisht në bazë të një urdhër të ICC
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?