I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Forumin Alpbachut në Austri.
Lajçak u shpreh i lumtur që është kthyer në këtë forum, duke thënë se pati bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm. E pranishme në forum është edhe presidentja Vjosa Osmani, që gjithashtu tha se pati diskutim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.