By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin s’është në agjendë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin s’është në agjendë
Rajon / Botë

ShBA thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin s’është në agjendë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 6:04 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore vazhdon të mos jetë në agjendë për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 26 gusht, teksa Teherani bëri thirrje për “negociata të reja” për të përditësuar marrëveshjen, para se ajo të mund të ringjallet.

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha javën e kaluar se marrëveshja “nuk mund të ringjallet në formën e saj aktuale” për shkak se klauzolat kanë skaduar dhe insistoi se duhet të ketë bisedime të reja për të ringjallur marrëveshjen.

Megjithatë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, “nuk është në agjendë tani”. ShBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme më 2018, kur president i shtetit ishte Donald Trump.

“ShBA-ja, në një mënyrë apo një tjetër, do të sigurohet që Irani kurrë të mos ketë armë bërthamore dhe ne jemi të përgatitur që të përdorim të gjitha elementet e fuqisë kombëtare për të arritur këtë gjë”, tha zëdhënësi.

Megjithatë, Uashingtoni mendon se “diplomacia është mënyra më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive”, tha zëdhënësi i DASh-it.

Gjatë një interviste televizive, Araqchi tha se rinegocimi i marrëveshjes do të jetë sfidues.

“Ky dokument definitivisht ka nevojë të rihapet dhe disa pjesë të tij duhet të ndryshohen. Një gjë e tillë nuk është punë e lehtë”, tha ai.

Gjërat ndërlikohen edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve presidenciale amerikane, që mbahen në nëntor, dhe për shkak të luftërave në Ukrainë dhe Gazë.

Araqchi tha se lufta në Ukrainë “ka ndërlikuar shumë mënyrën se si evropianët e shohin sigurinë”, ndërkaq konflikti në Gazë “ka ndryshuar krejtësisht situatën në rajon”.

Kryediplomati, që është një prej arkitektëve të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, tha se formati i bisedimeve që nga viti 2021, që synonin ringjalljen e marrëveshjes, më nuk funksionon.

“Kërkohen negociata të reja”, shtoi Araqchi.

Marrëveshja parashihte kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe niveleve të pasurimit të uraniumit, duke vendosur kufizimin deri në 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit. Në këmbim, SHBA-ja hoqi sanksionet që kishin ngufatur ekonominë dhe sektorin e energjisë së Iranit.

Por, Trumpi tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet. Irani u hakmor duke shkelur në mënyrë graduale parimet e marrëveshjes dhe aktualisht po pasuron uraniumin deri në 60 për qind.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Iran, #Marrëveshja bërthamore, #ShBA
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulme të ashpra ruse në perëndim të Ukrainës. Polonia ngriti avionë ushtarakë

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
Osmani: Drejtësia për të vrarët në luftë, është angazhim i pareshtur i yni
Është identifikuar raketa ruse që goditi spitalin e fëmijëve
Kontrabandonte pemë dhe perime nga Serbia, lirohet në procedurë të rregullt
A do të shkarkohet Tuchel? Përgjigjet shefi i Bayernit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?