By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Filipinet thonë se Kina është “prishësja më e madhe” e paqes në Azinë Juglindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Filipinet thonë se Kina është “prishësja më e madhe” e paqes në Azinë Juglindore
Rajon / Botë

Filipinet thonë se Kina është “prishësja më e madhe” e paqes në Azinë Juglindore

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 10:55 AM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Kina është “prishësja më e madhe” e paqes në Azinë Juglindore, ka thënë shefi i mbrojtjes së Filipineve, Gilberto Teodoro, teksa rriten tensionet mes Manilas dhe Pekinit për ujërat e kontestuar, në Detin e Kinës Jugore.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë të Komandës së Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësor, pas konfrontimeve të vazhdueshme në mes të anijeve filipinase dhe kineze në ujërat e atij rajoni në 12 muajt e fundit.

Pekini pretendon se zotëron pothuajse gjithë detin, dhe hedh poshtë pretendimet e shteteve tjera, përfshirë Filipineve, por edhe një vendim ndërkombëtar që thotë se qëndrimi kinez nuk ka bazë ligjore.

Kina ka pretendime edhe për shkëmbinjtë nënujorë dhe ujërat e Zonës Ekskluzive Ekonomike të Filipineve, e cila shtrihet 370 kilometra prej ujërave bregdetare të vendit.

“Kina është prishësja më e madhe e paqes ndërkombëtare në rajonin e Azisë Juglindore”, ka thënë Teodoro.

Kina patrullon vazhdimisht ujërat e asaj zone dhe ka krijuar ishuj artificialë për t’i militarizuar pretendimet e veta.

Duke folur para gazetarëve, Teodoro u ka bërë thirrje shteteve që t’i kritikojnë “veprimet e paligjshme të Kinës”, dhe që t’i bëhet presion për t’iu dhënë fund veprimeve të veta.

“Na duhet një konsensus kolektiv dhe veprime të fuqishme kundër Kinës”, ka thënë Teodoro.

Marrëdhëniet në mes të dyja vendeve janë tensionuar pasi administrata e presidentit të Filipineve, Ferdinand Marcos, u kundërvihet vazhdimisht veprimeve kineze në ujërat e kontestuar.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

TAGGED: #Azia Juglindore, #Filipine, #Gilberto Teodoro, #Kina
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Me Bosnjën kemi më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa kemi dallime

Kosova Times Kosova Times December 7, 2024
Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim
Trump refuzon ofertën e Ukrainës prej 44 miliardë eurosh për sistemet Patriot
Kurti: Fitore mbi 50% e nevojshme për qeverisje të shpejtë dhe stabile
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?