By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”
August 7, 2025
Ora po ecën
August 7, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
August 7, 2025
142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 7, 2025
Operacion policor pas incidentit me të shtëna
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale
Lajme

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 11:32 AM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Ky Ligj hyri në fuqi në ditën e publikimit, që do të thotë hyri në fuqi dhe filloj të zbatohet nga data 23 gusht 2024.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.

Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim, citojmë:

“Neni 5

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale

Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim:

Neni 6 – Shkallët e tatimit

  1. Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:

1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);

1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe

1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €).”

Pra, shkallët e Tatimit në të Ardhurat Personale sipas Ligjit Nr. 08/L-142, janë:

Norma tatimoreTë ardhurat e tatueshme mujore [€]Të ardhurat e tatueshme vjetore [€]
0%0 deri 250.000 deri 3,000.00
8%250.01 deri 450.003,000.01 deri 5,400.00
10%450.01 e tutje5,400.01 e tutje
   

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më apo para datës 01 shtator 2024 do të publikoj versionin e ri të sistemit elektronik EDI, përmes të cilit do të deklarohen dhe paguhen: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale dhe tatimet tjera nga personat fizikë afarist dhe jo-afarist, sipas shkallëve të reja tatimore.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

Bordi i AKP-së merr disa vendime për procesin e privatizimit

Dogana me aksion në disa barnatore për shpërndarje të barnave pa banderola

TAGGED: #ATK, #Shkalla e tatimit, #Të ardhurat personale
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky shkarkoi katër zëvendës komandantët e Gardës Kombëtare

Kosova Times Kosova Times November 25, 2023
Krasniqi takon kryetarët e Degëve të PDK-së
Liderët e Ballkanit Perëndimor dalin me deklaratë të përbashkët
Kosova do të bëhet me impiant fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe në bazë gjinore, i domosdoshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?