By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi e Kryeministrit Kurti dhe Admiralit Munsch
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi e Kryeministrit Kurti dhe Admiralit Munsch
Lajme

Siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi e Kryeministrit Kurti dhe Admiralit Munsch

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 6:55 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend.

“Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për mbështetjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga BE-ja”, u tha në njoftimin e publikuar nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për këtë takim të zhvilluar më 27 gusht.

Më herët gjatë ditës, admirali amerikan Munsch u takua edhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.

Ky mision tha se gjeneralmajori Ulutas bisedoi me admiralin amerikan për aktivitetet e misionit të NATO-s në Kosovë për të mbështetur paqen dhe dialogun që zhvillohet në Bruksel.

Vizita e admiralit Munsch në Kosovë vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe KFOR-i kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Kurti, që në këtë kohë të hapet për qarkullim të automjeteve ura kryesore mbi lumin Ibër.

KFOR-i ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit, sikurse edhe BE-ja. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.

KFOR-i ka prani mbi këtë urë.

Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se po vazhdon koordinimin dhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë sa i përket hapjes së urës, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, nga Mitrovica e Veriut me shumicë serbe. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

TAGGED: #Albin Kurti, #Stuart B. Munsch
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Media: Në shtator, Rusia dhe BRICS do të bëjnë të ditur hyrjen e një vendi në klub

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
BE-ja konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin
Këshilli rus i Sigurimit njoftoi rrezikun e një lufte bërthamore
Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?