By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë vijave kufitare
September 11, 2025
Kosova fiton mbi 80 vende pune të reja në sektorin e automobilistikës
September 11, 2025
Ambasadori Mjeku: Fluturimet direkte Xheda-Prishtinë hapin dyert për investitorët sauditë
September 11, 2025
Bislimi: Vetëm qeveria mund të më heqë mandatin për dialogun
September 11, 2025
LDK: Bislimi në Bruksel pa legjitimitet institucional
September 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin shtetëror në Kupën e Botës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin shtetëror në Kupën e Botës
Sport

Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin shtetëror në Kupën e Botës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 5:01 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

Lojtarët e ekipit kombëtar të Iranit nuk e kënduan himnin e shtetit të tyre në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, të mbajtur të hënën kundër Anglisë.

Ky veprim po shihet si shenjë mbështetjeje për protestat që shpërthyen javë më parë në Iran.

Lojtarët qëndruan të heshtur përderisa po intonohej himni në stadiumin Khalifa në Katar, ku tifozët iranianë, të ulur në tribuna, bërtisnin gjatë himnit.

Në Iran po vazhdojnë protestat që më shumë se dy muaj.

Këto protesta – që u nxitën nga vdekja e një vajze të re, sa ishte në mbajtje policore – po cilësohen si sfida më e madhe për klerikët fetarë të Iranit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, televizioni shtetëror iranian i censuroi pamjet e lojtarëve të radhitur në fushë, gjatë kohës sa po intonohej himni.

Megjithatë, skuadra ka humbur shumë tifozë në Iran pasi shumë njerëz po i akuzojnë ata se po ia mbajnë anën përgjigjes së dhunshme shtetërore ndaj protestuesve, përfshirë këtu grave dhe fëmijëve, të cilët kërkojnë rënien e Republikës Islamike.

Ekipi kombëtar, që historikisht është konsideruar si krenari kombëtare, ka qenë në qendër të vëmendjes në Iran para fillimit të Kupës së Botës, pasi pritej të shihej nëse lojtarët do ta përdornin këtë turne prestigjioz të futbollit si platformë për të treguar solidaritet me protestuesit.

Mbrëmjen para ndeshjes kundër Anglisë, kapiteni Ehsan Hajfasi, që luan për një ekip në Greqi, u bë anëtari i parë i skuadrës iraniane që foli për situatën në vendlindjen e tij, duke thënë se “Jemi me ta. Dhe i përkrahim ata. Dhe bashkëndiejmë me ta”.

Të premten, lojtarët Karim Ansarifard dhe Morteza Pouraliganji, nuk iu përgjigjen pyetjeve për solidarizim me gratë në Iran, ndërsa mesfushori Alireza Jahanbakhsh, i cili luan për klubin holandez Feyenoord, sugjeroi se pyetjet e tilla ishin tentim për ta shpërqendruar skuadrën iraniane.

You Might Also Like

Gresa Bakraçi përfaqëson Kosovën në Botërorin e Atletikës ‘Tokio 2025’

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga Duka

Shqipëri -Letoni, tifozët kuqezinj mbushin stadiumin ‘Air Albania’

FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të FFS ndaj Kosovës

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Do t’i drejtohemi KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 10, 2022
Paviç për arsyen e refuzimit të Trump për t’u takuar me Vuçiqin
Joachim Ruecker: Kosova duhet të themelojë Asociacionin
Ndërmjetësuesit për armëpushim në Gazë njoftojnë përfundimin e bisedimeve dy-ditore
Ulet çmimi i energjisë për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?