By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vizita e heshtur e Burns me mesazhet e koduara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vizita e heshtur e Burns me mesazhet e koduara
Opinion

Vizita e heshtur e Burns me mesazhet e koduara

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 9:20 PM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Koment i Kosovatimes

Vizita e njeriut të parë të CIA-së në rajon, ka shkaktuar kaos në botën analitike mediale  të etur për të kumtuar i pari prapaskenat e kësaj vizite duke luajtur rolin e fallxhiut. Si njeriu që funksionon në hije, në bazë të institucionit që përfaqëson, as që është pritur të nxjerrë dorën nga xhepi  për të mbajtur një letër në të cilën do të shpaloste arsyet e vërteta të kësaj vizite. Por brenda logjikës vetkuptohet blic vizita e tij, në rajon edhe  nëse e papritur por jo pa arsye. Nëse gjitha diskutimet me krerët e agjencive të zbulimit në rajon nuk janë për publikun e gjerë vetë takimet me krerët e vendeve janë një lloj mesazhi për rendësin që ia kushtojnë SHBA situatës në këto vende. Ajo që i shetëson për muaj, për të mos thënë me vite, është retorika e presidentit të entitetit serb në BH, Milorad Dodik. Nga vetë deklaratat e këtij të fundit që pasuan pas vizitës së Burns, përbëjnë një shqetësim të reflektuar tashmë prej tij , duke bërë një tërheqje taktike nga deklarata e mëhershme.  Kjo sepse tashmë jo vetëm ai, por edhe rrethi i tij, po i ndiejnë sanksionet e të cilat mund të jenë edhe më të rënda. Në qershor, Dodik tha se RS kishte bërë një propozim mbi “shpërbërjen paqësore të BiH”.

Vetë rendi i vizitave të tij, është interesant, ku si pikë tjetër ishte  Serbia, ku pa dyshim shkoi me mesazhe të qarta, marë parasysh se takimet ishin të shkurtra. Se temë ishte sjellja arrogante e Dodikut ndaj ambasadorit Majkëll Murfit dhe tallja me administratën amerikane mund të kenë qenë një nga pyetjet në Beograd. Përgjigja e Vuciqit nuk dihet, por nuk mund të jetë rastësi që televizioni PINK i regjimit, i cili është në pronësi të Zheljko Mitroviqit , dhe nën drejtimin editorial të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendosi të kritikojë ashpër kryetarin e entitetit serb në BH Dodik. Me këtë lëvizje Vuciqi së paku në sytë e ndëkombëtarëve,  duke treguar një distancim nga veprimet e tij. Presidenti i Kongresit të Miqësisë Serbo-Amerikane Vladimir Marinkoviq dhe Biljana Shahrimanjan Obradoviq nga Qendra për Analiza Strategjike po në këtë televizion shpjeguan ardhjen e drejtorit të CIA-s William Joseph Burns. Me sa duket me urdhër të Vuçiqit, Marinkoviqit dhe Obradoviqit, të cilët janë të afërt me Uashingtonin zyrtar, i dërguan një mesazh të qartë Dodikut përmes televizionit më të ndjekur në Serbi se koha e tij ka ardhur dhe se ai duhet të shkojë në pension.

Por nuk besohet që në Beograd të ketë qenë tema e vetme Dodiku, nëse merret parasysh presidenti i saj, i cili e ka plot gojën spiuna nga perëndimi të cilët po tentojnë rrëzimin e pushtetit të tij. Nuk dihet si ka mundur të reagojë Vuciqi apo ka mbetur i shtangur kur është takuar me të parin e atyre.  Ai vetëm pas dy dite kishte për të thënë vetëm se takimi “ ka qenë i rëndësishëm, i dobishëm dhe dinjitoz”. Cila ka qenë nevoja e tij për të theksuar dinjitetin? Apo deshi të bind opinionin se ai nuk veproi si Dodiku, i cili pas takimit tha pavarësisht shumë dëshmive, asnjëherë nuk e ka mbështetur ndarjen nga BH. Është e çuditshme se as një fotografi as nuk përmendi vizitën, duke sqaruar se “si shtet serioz kemi konsideruar se kjo është mënyra më e mirë e mundshme. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, si pika të ndjeshme të sigurisë në Ballkan janë definuar në relacionin Banjalluk-Sarajevë dhe pjesa veriore e Kosovës ku të dyja këto thyhen përmes Beogradit. Per qarqet diplomatike ne Uashington dhe perendim shqetesim paraqet edhe disa figura te politikberjes ne Serbi te cilet jane bere ure lidhese ne Ballkan duke ngritur tensione te vazhdueshme.

Vetë vizita e Bërnsit dhe pothuaj paralelisht me vizitën e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Borisa Rugea mund të mos kenë qenë të rastësishme dhe të koordinuara , marrë parasysh se pikat e vizitave ishin të njëjta sikurse edhe palët. Qëllimi i vizitave duket i qartë duke u transmetuar liderëve në rajon që mos tu shkojë ndërmend të nxisin ndonjë krizë, ku në planin global janë duke u zhvilluar disa gjëra, për çka është shtuar vëmendja e perëndimit në tensionet rajonale. Këto mesazhe janë plotësisht të kuptueshme nëse merren parasysh se muajt e fundit është ashpërsuar retorika e Dodikut për ndarjen e qetë nga BH”, pastaj hapja e urës  mbi Ibër për trafik, dhe mungesa e çfarëdo paralajmërimi nga Beogradi që hetime t në rastin e Banjskës mund të rezultojë me ndonjë akuzë.

Madje këto i bëri të qarta Ruge i cili theksoi se NATO më tej i kushton fuqishëm rëndësi sovranitetit dhe integritetit të BH dhe nuk do të lejojë kurrfarë vakumi, në Kosovë shfaqi mendimin se vendimet duhet të jenë të koordinuara dhe të merren përmes dialogut. Ndërsa nga Serbia pret ndihmë në përcaktimin e përgjegjësisë së plotë për dhunë në maj dhe shtator të vitit të kaluar. Heshtja pas takimit të Burns në Beograd duket se pushtetit në Serbi i duhet kohë për të gëlltitur dhe të përtypin aho që u tha në takim.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një shpërthim ndodhi në një aeroport ushtarak në Yeysk

Kosova Times Kosova Times March 1, 2023
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna
‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë
Kosova fiton bindshëm ndaj Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?