By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e Kosovës e miraton Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Qeveria e Kosovës e miraton Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor
Shëndetësi

Qeveria e Kosovës e miraton Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:30 AM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës e miratoi të mërkurën Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm Shëndetësor.

Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e kabinetit e miratuan projektligjin, i cili tani duhet të dërgohet në Kuvend për aprovim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo nismë është paraprirë nga një proces i detyruar planifikimi, analizimi dhe diskutimi, dhe se “ky është moment vendimtar për shtetin tonë”.

“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces është i pakthyeshëm dhe si të tillë e nisim sot këtu në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i republikës së Kosovës”, tha Vitia.

Zbatimi i këtij ligji do të jetë “një ndër sfidat kryesore e Qeverisë sonë”, tha Vitia.

Buxheti për sistemin e përgjithshëm shëndetësor për vitin 2024 kap vlerën e 345 milionë eurove.

Sipas projektligjit, fondi i sigurimeve do të mbështetet edhe nga kontributet e punëtorëve.

“Këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Buxhetit që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohen edhe kontributet e secilit prej nesh nga të hyrat personale”, theksoi ai.

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

TAGGED: #Projektligji për Sigurimin Shëndetësor, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tragjikisht ndërron jetë veprimtari Lumni Lushaj

Kosova Times Kosova Times November 18, 2025
Sejdiu: Kosova s’duhet të japë asgjë më shumë se ç’është në paketën Ahtisari
Limaj premton qeverisje të ndershme dhe projekte transformuese në Gjilan
Osmani: Masakra në Rogovë, plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare
Republikani Ron DeSantis shpall kandidaturën e tij për president
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?