By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U arrestua gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të Edmond Papës, kush është Adriatik Kalemi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U arrestua gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të Edmond Papës, kush është Adriatik Kalemi
Lajme

U arrestua gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të Edmond Papës, kush është Adriatik Kalemi

Kosova Times
Last updated: 2024/08/28 at 11:37 AM
Kosova Times Published August 28, 2024
Share
SHARE

Ditën e sotme, shtetasi Andrea alias Adriatik Kalemi, është arrestuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, gjatë një aksioni për kapjen e Andreu Bodes, autori i dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Arrestimi i Adriatik Kalemit është bërë, pasi gjatë kontrolleve në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarakë, 2 selinciatorë, 1 jelek antiplumb, mbi 40 mijë euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Andrea Kalemi nga Memaliaj më 2023, i ka shpëtuar një sulmi në burgun e sigurisë të lartë në Koridhalos, ku një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë.

52-vjeçari, që njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, mësohet se është plagosur në datat 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë.

Gjithashtu, ai ka qenë shënjestër e një sulmi më 9 gusht 2023, në ishullin Paxos në Greqi, kur po pushonte me familjen.

Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit, duke e plagosur rëndë. Në vendin e ngjarjes, policia greke ka gjetur 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika, ndërsa më pas me ambulancë drejt Janinës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia greke e arrestoi Kalemin, pasi ka zbuluar se ai ishte në kërkim nga policia për një çështje të vjetër dhe e transferoi atë në Burgun e Koridhalos, pasi kaloi rrezikun për jetën.

Vrasja e babait të Adriatik Kalemit

Më 20 korrik 2024, Kalemit i vranë babanë, Shyqyri Kalemin, në një atentat me armë zjarri. Pista kryesore se përse ka ndodhur atentati dyshohet se është vazhdimësia e sagës së vrasjeve së Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës. Policia ka dyshime se Adriatik Kalemi është përfshirë në ekzekutimin e Papës në dhjetor 2022.

Kalemi është djalë i dajës i Aleksandër Sadikajt nga Memaliaj, që u ekzekutua në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Më 16 dhjetor 2022 në Tiranë u vra biznesmeni nga Fieri, me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij u arrestua miku i Kalemit, Albano Velo, ndërsa sot më datë 20 gusht 2024 u arrestua Bode, që është personi që ka ekzekutuar Papën.

Në dosje për këtë vrasje përmendet edhe emri i Adriatik Kalemit. Seria e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këto ngjarje.

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj sulmohen me vezë

Kosova Times August 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Gjeopolitikë

Lufta në Ukrainë: Lukashenka nuk i thotë dot “jo” Putinit

Kosova Times Kosova Times October 23, 2022
Ja cilat aktivitete kulturore do të zhvillohen në kryeqytet këtë muaj
Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 30 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë
Presidentët e Serbisë dhe Turqisë folën në telefon: Vuçiq i kërkoi Erdoganit të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për mbijetesën e paqes në rajon
Një tortë e ëmbël me mjaltë për të cilën i keni të gjithë përbërësit në shtëpi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?