By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK-në nuk e ndihmon më aureola e Rugovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LDK-në nuk e ndihmon më aureola e Rugovës!
Opinion

LDK-në nuk e ndihmon më aureola e Rugovës!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 7:38 AM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Aureola e ka origjinën nga fetë evropiane parakristiane. Gjendet në shumë mozaikë, në të cilët një disk drite rrethon kokën e perëndive olimpike. Aureola shfaqet gjithashtu në yjet funerare helenistike për të shprehur nderimin ndaj personaliteteve që i përkasin botës së përtejme.

Iluministi fundit shqiptarë në Ballkan

Ibrahim Rugova është iluministi i fundshekullit 20 dhe fillimshekullit 21 për shqiptarët e Kosovës, i kthyer tashmë në figurë sa hyjnore po aq mitologjike për elektoratin e ri të LDK-së, të cilët për Rugovën vetëm kanë dëgjuar apo mësuar prej prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Figura e Ibrahim Rugovës është kthyer në figurë mitologjike e cila nuk e ndihmon më rritën dhe zhvillimin e LDK-së, jo për fajin e tij, por për shkak të hijezimit të grupeve të interesit që po e pengojnë ndriçimin e tre shkronjave të arta nga hyjnori Rugovë.

Fitorja e fundit e LDK-së në zgjedhjet parlamentare ka ndodhur dy dekada më parë nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova. Nga ajo kohë e deri më sot kanë ndodhur gjashtë procese zgjedhore të nivelit nacional nga të cilat LDK-ja mbeti duarthatë pa e shijuar kënaqësinë e fitores!

Edhe përkundër humbjeve serike dhe të njëpasnjëshme nga viti 2010 e deri pas zgjedhjeve të vitit 2021 LDK-ja është drejtuar nga i njëjti lidership, sa i papërgjegjshëm po aq edhe i dëmshëm për këtë subjekt politik, i cili e katandisi në kuotat më të ulëta historike (12 %).

Për 18 vite rresht pas shkuarjes në amshim të Rugovës, LDK-në e udhëhoqën grupet e interesit të kthyera në fraksione ndarëse dhe përçarëse në garën e pashembullt për të marrë primatin e rugovizmit në partinë e Ibrahim Rugovës.

Për 18 vite rresht nuk u mbajt asnjë proces i rregullt zgjedhor brenda LDK-së. Emërimet në vend të propozimeve të lira demokratike dhe instalimi i aklamacionit në vend të votës së lirë e ngulfatën demokracinë e brendshme në LDK.

“Lidhja e re” dhe “Rruga e re” nuk janë vazhdimësi e LDK-së Rugoviane

Zërat reformator dhe intelektualët që i shprehen mendimet ndryshe nga lideri i partisë u larguan dhe u anatemuan nga strukturat drejtuese të partisë. Vendet e tyre i zunë servilët dhe puthadorët e pushtetit të cilët u kthyen në uzurpatorë të partisë së Ibrahim Rugovës.

Si pasojë e linçimeve, shantazheve dhe kërcënimeve nga grupet e interesit vazhduan largimet individuale dhe kolektive nga ish partia e Rugovës, derisa partia u tkurr në 12 %!

Edhe përkundër rezultatit katastrofal, përsëri rrënuesit e filozofisë politike rugoviane vazhduan të qeverisin me LDK-në duke e ëndërruar pushtetin qendror, nga i cili gjithnjë e më shumë po largohen shkaku i dominimit të grupeve të interesit ndaj zërave reformator brenda partisë.

Sa më shumë që rriten dhe zhvillohen grupet e interesit nga brenda, aq më e vogël do të bëhet LDK-ja! Sa më shumë që unifikohen zërat reformator brenda partisë, aq më afërt do të jetë fitorja e LDK-së në zgjedhjet nacionale.

“Lidhja e re” dhe “Rruga e re” nuk janë vazhdimësi e LDK-së Rugoviane, ato paraqesin devijim total nga rruga dhe filozofia politike rugoviane. Pa çrrënjosjen e grupeve të interesit dhe kthimin në rrugën e vjetër rugoviane nuk do të ketë shkëlqim të tre shkronjave të arta-LDK!

Lavdi aureolës së LDK-së (23 dhjetor 1989-21 janar 2006)!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali rus për raketën e re ukrainase: “Dyshoj se ka një rreze veprimi prej 3,000 km”

Kosova Times Kosova Times August 18, 2025
PD kërkon ndërprerjen e mandatit, deputeti i PS Sinaj mohon përfitimet nga fondet publike
Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin nesër me hapa konkretë
Konjufca e Kuzma flasin për bashkëpunimin Kosovë – Letoni
Katari rithekson mbështetjen për forcat e sigurisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?