By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti GAP dhe DEMOS: Raporti i planifikimeve buxhetore për 2025 zbulon fokusin e komunave në paga dhe projekte të vazhdimësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Instituti GAP dhe DEMOS: Raporti i planifikimeve buxhetore për 2025 zbulon fokusin e komunave në paga dhe projekte të vazhdimësisë
Lajme

Instituti GAP dhe DEMOS: Raporti i planifikimeve buxhetore për 2025 zbulon fokusin e komunave në paga dhe projekte të vazhdimësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 4:10 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Instituti GAP dhe Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) prezantuan sot raportin “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025”, në të cilin është analizuar faza fillestare e hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në 15 komuna. Prezantimi u bë gjatë një tryeze diskutimi, në të cilin morën pjesë përfaqësues të komunave që ishin pjesë e këtij raporti si dhe përfaqësues të donatorëve. 

Duke prezantuar gjetjet e raportit, Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se pjesa më e madhe e komunave që janë pjesë e këtij raporti shpenzojnë gjysmën e buxhetit të tyre (rreth 50%) në paga dhe mëditje, ndërsa te investimet kapitale, këto komuna kanë planifikuar të realizojnë 670 projekte kapitale, për të cilat do të ndahet buxhet prej 88 milionë euro. Nga to, vetëm 17 milionë (19.3%) do të shkojnë në projekte të reja, ndërsa 71 milionë euro (80.7%) do të përdoren për projekte që janë vazhdimësi nga viti 2024. Po ashtu, referuar analizës së bërë, nuk vërehet një ndërlidhje e qartë e buxhetit vjetor të komunave me prioritetet afatmesme. Gjithashtu shumica e komunave nuk kanë paraqitur rreziqet buxhetore për vitin 2025, përfshirë detyrimet kontingjente të trashëguara dhe ato që mund të lindin nga vendimet gjyqësore.

“Pozitive është se shumica e projekteve janë planifikuar jashtë qendrave të qyteteve, duke përfshirë edhe lokalitete të banuara me minoritete. Ndërkaq, nga analizimi i dëgjimeve buxhetore dhe Kornizat Afatmesme Buxhetore (KAB) të miratuara, vërehet një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në to, ku hendeku gjinor i përfaqësimit në këto konsultime ende mbetet i lartë, me shumicën e pjesëmarrësve burra. Por, një hap pozitiv i komunave në lidhje me dëgjimet buxhetore është pranimi dhe përfshirja e një numri të kërkesave të qytetarëve në planifikimin buxhetor për vitin vijues”, theksoi Salihu.

Drilon Shala përfaqësues i projektit DEMOS, foli për mbështetjen që ka ofruar projekti në përmirësimin e kapaciteteve të komunave në planifikimin buxhetor, përmirësimin e qasjes në informacione publike dhe angazhimin e qytetarëve në procese vendimmarrëse. “Këto përpjekje kanë synuar veçanërisht përfshirjen dhe integrimin e kërkesave të qytetarëve, e posaçërisht grupeve të margjinalizuara në planifikimin buxhetor komunal”, shtoi ai.

Durim Halilaj nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, veçoi disa nga sfidat që komunat i hasin sidomos në planifikimin e hershëm buxhetor ku përveç afateve kohore të shkurtra, përfshihen edhe kontratat kolektive sidomos në sektorin e arsimit dhe shëndetësi si dhe ankesat në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Ai gjithashtu shtoi se komunat kanë treguar progres të mirë në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime buxhetore/buxhetim me pjesëmarrje.

Në tryezën e diskutimit kontribuuan edhe zyrtarë komunal nga drejtoritë për financa dhe buxhet si dhe akterë të tjerë. Përveç kësaj analize, Instituti GAP dhe Helvetas/DEMOS gjatë muajve të ardhshëm do të përgatisin edhe një raport gjithëpërfshirës lidhur me praktikat e komunave për shpërndarjen e buxhetit për investime kapitale në lokalitete dhe fshatra gjatë periudhës 2018-2023, si dhe do të publikojnë infografikën krahasuese për premtimet zgjedhore bazuar në fushat e përmbushura. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

Bordi i AKP-së merr disa vendime për procesin e privatizimit

Dogana me aksion në disa barnatore për shpërndarje të barnave pa banderola

Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Për herë të parë në Pejë, rastet e dhunës në familje dy javë në strehimore

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
Aleksei Moskalev u zhduk pasi u arrestua në Minsk më 30 mars
Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën
Si është të arrestohesh nga “policia e moralit” e Iranit
Shkëmbim zjarri në distancë mes Zelenskiy dhe Lavrov në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të drejtën e vetos së Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?