By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drita e përfundon aventurën në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Legia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Drita e përfundon aventurën në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Legia
Sport

Drita e përfundon aventurën në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Legia

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 10:01 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Drita e ka përfunduar rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës pasi është eliminuar nga Legia e Varshavës në fazën e `play-off`-it.

Ndeshja kthyese e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me fitoren e mysafirëve 0:1. Kësisoj, skuadra polake u kualifikua tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:0.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe një angazhimi të fortë, Drita nuk arriti të gjejë rrjetën e kundërshtarëve. Ndeshja filloi me intensitet të lartë nga vendasit, të cilët kërkonin të rikthenin shpresat për një kualifikim të mundshëm. Qendërmbrojtësi Juan Mesa pati rastin e parë të mirë për shënim, por ai nuk arriti ta dërgojë topin te bashkëlojtarët e tij në afërsi të portës.

Më afër golit ishte sulmuesi Veton Tusha, i cili në minutën e 27-të, pas një harkimi të Besnik Krasniqit, nuk arriti të kontrollojë siç duhet topin brenda zonës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, mesfushori Ilir Mustafa kishte mundësinë më të mirë për Dritën në minutën e 75-të, kur nga zona gjuajti me të majtën, por topi përfundoi fare pranë shtyllës pingule. Pak më vonë, në minutën e 77-të, Drita mbeti me një lojtar më pak pasi kapiteni Rron Broja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij në disavantazh numerik.

Portën polake e kërcënoi seriozisht edhe Almir Ajzeraj me gjuajtje nga distanca, por pa sukses. Në anën tjetër, Legia, e cila kishte një epërsi komode nga ndeshja e parë e menaxhoi mirë rezultatin dhe u mbrojt me sukses, teksa krejt në minutat shtesë shënoi golin e fitores përmes çekut, Pekhart.

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

TAGGED: #Drita - Legia, #Liga e Konferencës
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Anatoly Antonov përfundoi punën e tij si ambasador rus në Shtetet e Bashkuara

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Sllovakia do të blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli
Kurti reagon për Spahiun: Nuk do të pranojmë sjellje jonormale të Serbisë
Macron në Pekin: Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë
Cili është kërcënimi për Perëndimin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?