By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Auditori i Përgjithshëm ka gjetur 187 shkelje në disa institucione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Auditori i Përgjithshëm ka gjetur 187 shkelje në disa institucione
Lajme

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur 187 shkelje në disa institucione

Kosova Times
Last updated: 2024/08/30 at 11:08 PM
Kosova Times Published August 30, 2024
Share
SHARE

Raporti Vjetor i Qeverisë për vitin 2023, Zyra Kombëtare e Auditmit ka gjetur disa gabime. Kështu ka deklaruar në një konferencë për medie auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Ajo tha se arsyeja që ka ndikuar në modifikim të opinionit është se vlera e gabimeve në disa komponentë të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2023, ishte materiale.

“Klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve në vlerë prej 25 milion euro. Prej tyre mbi 11 milionë euro i takojnë nivelit qendror, ndërsa mbi 14 milionë euro i takojnë nivelit lokal. Klasifikimi i gabuar i shpenzimeve ka ndodhur si rezultat i pagesave të bëra me vendime gjyqësore në vlerë prej mbi 11 milionë eurove, buxhetimit jo adekuat prej afër 9 milionë euro dhe të ndikuara nga vetë organizatat buxhetore mbi 5.3 milionë euro”, ka thënë Spanca.

Zv/auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se listat e pritjes së pacientëve në institucionet shëndetësore publike që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK nuk janë treguar efikas në administrimin e kërkesave të qytetarëve për trajtim mjekësor.

“Po ashtu, menaxhimi jo i duhur i furnizimit me material mjekësor dhe pamjaftueshmëria e materialit pengojnë trajtimin me kohë të pacientëve”, ka thënë Halilaj.

Halilaj shtoi se gjetje të parregullsisë ishin edhe mbi 309 hektarë tokë bujqësore të Institutit Bujqësor të Kosovës nuk menaxhohen në mënyrë të duhur. Po ashtu, Menaxhimi i parkingjeve publike në Prishtinë nga Ndërmarrja Publike Lokale Prishtina Parking, auditimi ka nxjerrë në pah se një numër i konsiderueshëm i lejeve të parkimit janë lëshuar pa dokumentacione të nevojshme dhe se ndërmarrja nuk kishte arritur të bëjë planifikimin e duhur të parkingjeve.

Spanca, ndërkaq, shtoi se prej vitit 2018 Prokuroria e Shtetit ka ngritur vetëm 3 aktakuza prej 143 rasteve të dyshimit për vepër penale që Zyra Kombëtare e Auditmit i ka dërguar.

“Në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të cilën e kemi me Prokurorin e Shtetit, që në momentin që e dërgojmë, Prokurori i Shtetit të kthejë informacion jo vetëm për ato raste por edhe për rastet e kaluara dhe në bazë të informacionit të fundit që kemi marrë nga Prokurori i Shtetit, për 143 raste që kemi dërguar prej vitit 2018 e tutje janë vetëm tri aktakuza”, ka shtuar Spanca.

Në këto raporte janë identifikuar gjithsej 817 gjetje për të cilat ka dhënë rekomandime.

You Might Also Like

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së|

TAGGED: #187 shkelje, #Auditori i Përgjithshëm
Kosova Times August 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Serbia permes telekomit i hap rrugë televizionit rus ne rajon ne listen e sanksioneve

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Izraeli zmbraps sulmin më të madh me dron në histori, pa viktima
Hamza në Lipjan premton mbështetje për bizneset dhe investime në shëndetësi
Bajrami kritikon Kurtin: Po e çon Kosovën drejt një rruge të rrezikshme, duhet rikthyer aleancat ndërkombëtare
Aziri: Me vendim gjykate VMRO-ja largon pllakën shqipe nga Komuna e re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?