By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Pasuritë e ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës, Moska e akuzon për “vjedhje”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE: Pasuritë e ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës, Moska e akuzon për “vjedhje”
Rajon / Botë

BE: Pasuritë e ngrira ruse për mbrojtjen e Ukrainës, Moska e akuzon për “vjedhje”

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 5:30 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për “vjedhje” pasi blloku njoftoi këstin e parë të ndihmave për Ukrainën, nga pasuritë e ngrira ruse. Bashkimi Evropian synon t’i përdorë këto fonde për të rritur aftësitë ushtarake të Kievit. Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) po planifikon një skemë të ngjashme. Ekspertët kanë frikë se disa shtete perëndimore mund të shkurtojnë ndihmat e tyre për Ukrainën.

Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka ofruar 48 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, që nga nisja e agresionit rus në vitin 2022.

Blloku gjithashtu do të ofrojë ndihma ushtarake dhe civile për Ukrainën duke përdorur pasuritë e konfiskuara ruse me një vlerë prej rreth 300 miliardë dollarë.

“Ne do të japim këstin e parë për Ukrainën nga pasuritë e ngrira ruse. Janë rreth 1.55 miliardë dollarë. Një pjesë e kësaj shume shkon drejtpërdrejt në Ukrainë për të nxitur industrinë e mbrojtjes ukrainase. Deri në mars, ne do të japim edhe këstin e dytë”, tha Josep Borrell, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Moska tha se transferimi i parave drejt Ukrainës, nga pasuritë e ngrira ruse është “vjedhje” dhe paralajmëroi për pasojat ligjore.

Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara, ose G7, gjithashtu ka rënë dakord që të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ofruar ndihmë për Ukrainën edhe pse kjo skemë ende nuk është finalizuar.

Gjermania njoftoi këtë muaj se mund të përdorë mekanizmin e G7-ës për të zëvendësuar ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, pasi Berlini po përpiqet të shkurtojë shpenzimet. Gjermania është donatori i dytë më i madh i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.

“Sinjali politik që dërgon është shkatërrues. Donatori më i madh në Evropë, Gjermania, papritmas ndalon mbështetjen për Ukrainën. Ideja e përdorimit të mekanizmave të G7 ishte që t’i komunikonte Vladimir Putinit se Perëndimi nuk do të dorëzohet, se ai nuk mund të shpresojë se në një moment Perëndimi do të ndalojë mbështetjen. Kjo është një shenjë kontradiktore tani, papritmas fondet e Ukrainës janë ndërprerë nga buxheti”, thotë Liana Fix me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kancelari Olaf Scholz këmbëngul se Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare dhe aleatëve perëndimorë që të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të vënë në shënjestër objektiva brenda Rusisë.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

TAGGED: #Asetet e ngrira ruse, #BE, #Rusia, Ukraina
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Luis Enrique: Po e mbyllim sezonin në formë të shkëlqyer

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
ATK, plotëson/ndryshon dokumentin “Kërkesat Specifike, Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale”
Kurti-Munsch: Ruajtja e sigurisë në Kosovë është qëllim i përbashkët
Peseiro jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Nigerisë
Deliu: Kosova po vuan nga paaftësia e VV-së për të krijuar institucionet V.Th / RTKLive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?