By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disa lagje të Prishtinë mbesin pa ujë, defekt në rrjetin e ujësjellësit
August 4, 2025
Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale
August 4, 2025
Kamberi padit Brnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore
August 4, 2025
IMK: Mungesa e financimit për RTK-në përbën një kërcënim serioz
August 4, 2025
BIK në mbështetje të fuqishme të protestës së organizuar nga OVL-UÇK
August 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste në Afrikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste në Afrikë
Rajon / Botë

Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste në Afrikë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/31 at 6:36 PM
Kosova Times Published August 31, 2024
Share
SHARE

Ekspertë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thonë për Zërin e Amerikës se grupet terroriste në Afrikë po rrisin përdorimin e dronëve për të kryer operacione që më parë mund të kryheshin vetëm nga ushtritë e këtyre vendeve. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim vështirësive me të cilat përballen disa prej vendeve afrikane, nga Somalia në Sahel, në përballjen e tyre me kryengritjet.

Këto imazhe dronësh, të cilat Zëri i Amerikës nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur, mendohet se tregojnë sulmin e grupit al-Shabab në një aeroport në Kenia në vitin 2021. Po kështu duket se tregojnë pamjet e një sulmi të koordinuar me dronë në Mali dhe Nigeri, nga grupi i armatosur i militantëve islamistë JNIM dhe atij të ashtuquajtur Provinca e Afrikës Perëndimore e Shtetit Islamik (ISWAP).

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, grupet terroriste në Afrikë të lidhura me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik po përdorin gjithnjë e më shumë dronët komercialë, për të kryer operacione.

“Këto mjete ajrore u mundësojnë atyre që të kenë një pamje më të mirë të fushës së betejës dhe mjediseve operative. Po kështu u sigurojnë atyre një mënyrë të re për të mbledhur informacion dhe për të planifikuar e koordinuar sulme, ndonjëherë me një shkallë më të lartë saktësie dhe viktimash”, thotë Barbara Morais Figueiredo, e Institutit të OKB-së mbi Çështje të Çarmatimit.

Ekspertët theksojnë se ushtritë që luftojnë kundër kryengritjeve dhe përballen me kërcënime terroriste nga ajri, për herë të parë janë në disavantazh.

Karen Allen, këshilltare e lartë për çështje kërkimore në Institutin për Studime të Sigurisë, ka shkruar gjerësisht mbi përdorimit të dronëve nga grupet terroriste.

“Kjo u përçon një sinjal të rëndësishëm psikologjik grupeve të armatosura që në të kaluarën mund të kenë qenë në disavantazh në krahasim me ushtritë e rregullta. Pra, në fushëbetejë ata janë kundërshtarë të barabartë”.

Ndërsa nuk dihet me saktësi se në sa raste janë përdorur dronët nga grupet terroriste në Afrikë, incidente janë regjistruar në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Nigeri dhe Mozambik.

Zonja Figueiredo thotë se Saheli Qendror ka mbajtur barrën e kësaj prirjeje të re, e cila është përhapur nga ISIS-i dhe al-Kaeda në Irak dhe Siri, në degët e tyre në Afrikë.

Zonja Allen shton se përdorimi i dronëve nga grupet terroriste është i vështirë për t’u ndalur sepse ato blihen lehtësisht në internet.

“Mendoj se ka një vështirësi reale për të ndalur përdorimin e një teknologjie me përdorim të dyfishtë. Mendoni telefonin celular. Një telefon celular mund të përdoret në pjesën më të madhe të rasteve për komunikim dhe të ketë një qëllim krejtësisht të mirë, por mund të përdoret gjithashtu për ndezur një mjet shpërthyes”.

Ekspertja shton se vendet afrikane duhet të investojnë në sistemet anti-dronëve, përfshirë teknologjinë që bllokon sinjalet e radios, çaktivizon dronët dhe madje edhe laserët kundër dronëve.

You Might Also Like

‘Askund nuk është i sigurt’: Dronët e SBU-së të Ukrainës shkatërrojnë 5 avionë luftarakë rusë në sulmin ndaj Krimesë

VIDEO: Ja si pësoi avioni gjatë përplasjes me një zog

Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja)

Një person humbi jetën në përplasjen e autobusit me trenin në Rusi

Sanader lirohet nga burgu

TAGGED: #Dronët, #Grupet terroriste, Afrike
Kosova Times August 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbyllet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times May 21, 2023
Pse Serbia po armatoset kaq shumë, ndërsa Vuçiq përsërit se dëshiron paqe?
Tentativë për atentat ndaj ish-presidentit,Koka e shoferit te tij e pergjakur, plumbat shpërthejnë… (FOTO, VIDEO)
Diogardi mbështet Kamala Harris për presidente
Ukraina e mbajti të fshehtë planin kundërsulmues të SHBA-së përpara zbulimit të Pentagonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?