By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore
Sport

Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 12:29 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Xhudistët kosovarë kanë fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Sarajevë në fundjavë. Mirëpo, më shumë bujë se sa medaljet e fituara ka bërë intonimi i himnit të Kosovës në këtë aktivitet, pasi ai u mbajt në pjesën e Sarajevës lindore, që është nën autoritetin e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Në fakt, ky kampionati është zhvilluar në sallën “Serbia” në sheshin “Serbia” në Sarajevën Lindore.

“Çka do të thonë për këtë Dodiku e Kosharaci: Himni i Kosovës intonohet në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore”, është titulli i artikullit në gazetën “Slobodna Bosna”.

Sipas këtij mediumi pjesë e Këshillit Organizativ të Kampionatit Ballkanik ishin edhe kryetari i komunës së Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq dhe Miroslav Vujiçiq, deputet serb në Bosnjë-Hercegovinë.

Në këtë kampionat kanë garuar rreth 150 xhudistë nga Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Moldavia, Shqipëria e Kosova, derisa Serbia refuzoi pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.

Në videon e publikuar shihet se edhe të pranishmit në palestër e kanë respektuar himnin e Kosovës duke u ngritur në këmbë.

“Është interesant se pas garimit të garuesve kosovarë në sallën ‘Serbia’, në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore, është intonuar himni i Kosovës. Pasi pushteti në Republika Srpska dhe në Sarajevën Lindore nuk e njohin Kosovën si shtet, fillimisht do të mund të mendohet se është ndonjë lëshim i organizatorit. Por kjo është pak e besueshme duke ditur, se kush ishte në këshillin organizativ. Mbetet të shihet nëse Qosiqi dhe Vujiçiqi do të kenë pasoja politike për shkak të intonimit të himnit të Kosovës në mes të Sarajevës Lindore”, thuhet tutje në artikullin e këtij mediumi.

Në këtë kampionat me medalje të arta u stolisën Flaka Loxha, në kategorinë 57 kg dhe Debora Gjakova, në kategorinë 63 kg, me medalje të argjendta u stolisën Erza Muminoviqi, në kategorinë 52 kg e Dardan Cena, në kategorinë 73 kg, derisa medaljen e bronztë e fitoi Muhamedin Veseli, në kategorinë 66 kg.

You Might Also Like

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Ndahet nga jeta Davide Tizzano, KOK: Ishte mik i çmuar i Kosovës

Milan fiton ndaj Verona dhe e merr kryesimin

Presidenti i Fenerbahçes arrestohet për drogë

Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Prishtinës

TAGGED: #Himni i Kosovës, #Palestra ‘Serbia’, #Sarajeva Lindore
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: LDK nuk bën konsensus me Vetëvendosjen

Kosova Times Kosova Times April 23, 2025
Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një pronë në Australi, mes tyre edhe dy policë
Osmani: Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira
Kërkesa e ShBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”
Në Shqipëri moti me kthjellime dhe vranesira mesatare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?